Saturday, May 11, 2024

Shqipëria U-16 mund Azerbajxhanin dhe siguron fitimin e Turneut UEFA Development. Shkodrani Erigestino Pepnikaj titullar

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë për kategorinë e moshës U1-16 e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku po bën një paraqitje shumë të mirë në turneun ndërkombëtar “UEFA Development U-16”, që po të zhvillohet në Shqipëri nën organizimin e Federatës Shqiptare e Futbollit. Në këtë turne marrin pjesë Shqipëria, Moldavia, Azerbajxhani dhe Ishujve Faroe, ndërsa të gjitha ndeshjet luhen në fushat e Shtëpisë së Futbollit.

Pas fitores së parë ndaj Moldavisë 3-0, kuqezinjtë tanë fituan sot edhe ndaj Azerbajxhanit, ku me dy fitore, pavarësisht rezultatit të ndeshjeve të treta, ku Shqipëria do të luajë kundër Ishujve Faroe, kanë siguruar vendin e parë dhe fitimin e turneut  “UEFA Development U-16”.

Në sfidën e sotme, Shqipëria U-16 triumfoj me rezultatin 1-0 ndaj Azerbajxhanit trajneri Ervin Bulku i besoi thuajse të njëjtit formacion titullar ashtu si në ndeshjen e parë me Moldavinë, duke hedhur në fushë lojtarët më në formë, mes të cilëve edhe futbollistin e Akademisë Vllaznia, Erigestino Pepnikaj.

Leonard Kolgecaj (GK), Kleo Shpuza, Erigestino Pepnikaj, Renato Halili, Jetmir Laze (c), Xheto Joi Nuredini, Tedi Malaj, Ergis Arifi, Oresti Rifa, Rinaldo Nela, Ernesto Marqeshi. Kjo ishte njëmbëdhjetëshja e parë, e cila gjatë ndeshjes u freskua edhe me futbollistë të tjerë, si Emiljano Mihana, Samuel Xhafkollari, Murselo Dervishi, Kian Ramadani, Eraldo Karaj dhe Enea Elmazi.

Ndeshja ka qenë mjaft e luftuar, ndërsa Azerbajxhani është shfaqur në fushë një ekip mjaft i disiplinuar taktikisht dhe shumë i fortë. Gjithsesi, kuqezinjtë nga ana tjetër kanë bërë gjithashtu një paraqitje mjaft të mirë dhe kanë vënë në vështirësi kundërshtarin disa herë gjatë pjesës së parë.

Goli vendimtar do të vinte në minutën e 37-të pas një këmbëngulje të gjatë të Shqipërisë, me Rifën që fiton një top në sulm pas një gabimi të kundërshtarëve dhe arrin të shërbejë bukur për Tedi Malajn me sulmuesin që finalizon mjaft bukur duke tronditur rrjetën.

Goli ka motuar kombëtaren shqiptare që edhe në pjesën e dytë luan mirë dhe sulmon herë pas here në kërkim të golit të dytë. Edhe Azerbajxhani përpiqet të reagojë, por kuqezinjtë mbrohen mirë dhe nuk rrezikojnë duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin 1 me 0 në favor të ShqipërisëU-16, e cila merr fitoren e dytë radhazi në turneun Uefa Development U-16.

Ndeshja tjetër e luajtur po sot mes Ishujve Faroe dhe Moldavisë e luajtur po në fushën e Shtëpisë së Futbollit përfundoi me fitoren 3-1 të kombëtares moldave, që bëri një paraqitje të mirë dhe arriti të siguronte tre pikët e parë në këtë grup. Sakaq, ndeshjet e treta dhe të fundit të grupit do të zhvillohen ditën e diel.

Kalendari i plotë i ndeshjeve ‘UEFA Development U-16’

2 maj

Ishujt Faroe U16 – Azerbajxhan U16       2-4

Shqipëri U16 – Moldavi U16                          3-0      

4 maj

Ishujt Faroe U-16 – Moldavi U-16              1-3

Shqipëri U-16 – Azerbajxhan U-16            1-0

7 maj

Azerbajxhan U-16 – Moldavi U-16, 11:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

Shqipëri U-16 – Ishujt Faroe U-16, 17:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img