BOKS-Europiani i Beogradit për të rritur. Kuqezinjtë konkurojnë me pesë pesha, spikasin duelet dy shkodranëve, Arjon Kajoshi dhe Senad Drini

Kombëtarja e boksit e drejtuar nga trajneri shkodran Zef Gjoni, si dhe kolegët e tij Gezim Zeneli dhe Sead Bushati është pjesëmarrëse e Kampionatit Europian për kategorinë e të rriturve, i cili këtë vit zhvillohet në kryeqytetin serb Beograd.

Në përbërje të delegacionit sportiv shqiptar bëjnë pjesë pesë boksierë. Ato janë: Ani Haxhillari kategoria e peshës 57 kg, Alban Beqiri kategoria e peshës 71 kg,  Arjon Kajoshi kategoria 75 kg,  Senad Drini kategoria 80 kg dhe Luis Gjolena kategoria 92 kg.

Në bazë të shortit të hedhur, i pari që starton për ekipin tonë është boksieri Ani Haxhillari kategoria 57 kg i cili do të ketë përballë Krzpiet Jakub ( Poloni).

Më pas do të jetë boksieri shkodran Senad Drini kategoria 80 kg, i cili do të ketë përballë Osaro Lucky Aimufua ( Austri).

Menjëhere pas Drinit në programin e konkurimit është radha e boksierit tjetër shkodran Arjon Kajoshi që bokson në kategorinë 75 kg, i cili do të ketë përballë Marian Alexandru Buleu ( Roumani).

I fundit nga lista e boksierëve shqiptare në këtë Europian ëshë konkurimi i Luis Gjolena kategoria 92 kg, i cili do të ketë përballëe Koppany Feher ( Hungari).

Nisur nga faza përgatitore e zhvilluar në Shkodër pak ditë më parë, pritshmëritë më të mëdha për medalje janë për dy boksierët shkodranë, Arjon Kajoshi dhe Senad Drini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu