Saturday, July 27, 2024

Boks-Europiani i Budvës për 22 vjeçarët. Kombëtarja e Shqipërisë e nis me humbje. Vlonjati Ariol Zeneli mundet nga azerbajxhaniasi, Azrak Babirov

Lexo

Ekipi Kombëtar i Boksit kuqezi është pjesëmarrës në Kampionatin Europian U-22, ndeshjet e të cilit po zhvillohen në Budva të Malit të Zi. Në përbërje të kombëtares së Shqipërisë bëjnë pjesë tre boksierë: Ariol Zeneli 57 kg, Flavio Meta 75 kg, Gelian Rojku 92 kg, të cilët shoqërohen nga trajnerët e kombëtares së Shqipërisë, Zef Gjoni, Gëzim Zeneli dhe Lazarin Vila.

Ballafaqimi i parë për kombëtaren e Shqipërisë ishte i peshës deri në 57 kg, ku boksieri ynë, vlonjati Ariol Zeneli, i cili pati përballë kundërshtarin e tij nga Azerbajxhani, Azrak Babirov. Një ndeshje që është shoqëruar me rivalitet gjatë të gjithë ndeshjes, ndërkohë që në përfundim është shpallur fitues boksieri azer, Azrak Babirov.

Në këtë mënyrë, kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje kampionatin Europian U-22 që po zhvillohet në Budva, aty ku një muaj më parë kuqezinjtë tanë ishin pjesëmarrës me kombëtaren e të rriturve me katër boksierë: Arjol Zeneli kategoria 54 kg, Arjon Kajoshi kategoria 75 kg, Senad Drini kategoria 80 kg, Gelian Rojku kategoria 92 kg, duke e mbyllur Turneun Europian të Boksit EUBC Cup pa asnjë fitore, gjë që solli eleminimin e boksierëve tanë që në turin e parë.

Duket se Budva nuk sjell fat për boksin shqiptar, kur edhe sot u regjistrua humbje që në ndeshjen e parë me vlonjatin Ariol Zeneli. Megjithatë, shpresat që të mos përsëritet dështimi i turneut të mëparshëm janë tek dy boksierët e tjerë, Flavio Meta 75 kg, Gelian Rojku 92 kg, të cilët do të ngjiten në ring në ditët në vazhdim.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img