Thursday, November 21, 2024

Boks-Kombëtarja U16, në Kampionatin Europian- Sarajeve, Bosnje Hercegovina. Trajneri Çekini, pret medalje nga Jubani dhe Lazri

Lexo

Në Sarajeve  të Bosnje Hercegovines po zhvillohet Kampionati Europian i boksit për moshat U-16, aktivitet në të cilin merr pjesë edhe ekipi kombëtar i Shqipërisë që drejtohet nga trajneri shjkodran, Klaodio Çekini.

Kuqezinjtë tanë përfaqësohen me 6 boksierë, ku 3 nga këta boksierë Kristian Jubani, nen kampioni i Europes pesha 48 kg, Enea Brahaj  pesha 50 kg  dhe Jurgen Lazri pesha 63 kg, janë nga ekipi i Tërbuni Boks i krijuar për herë të parë këtë vitë në qytetin e Pukës.

Në ditën e parë të kampionatit kanë zhvilluar ndeshje 3 boksierë të ekipit kombëtar, ku për fat të keq nuk ja kanë dalë të kalojnë në turin tjetër. Sot për ekipin tonë përfaqësues është dita vendimtare për vazhdimësinë e këtij rrugëtimi, ku në ring do ngjitën boksierët më të mirë , në të cilët janë edhe pretendimet tona.

Pesha 48 kg . Kristian Jubani ( ALBANIA) vs Riad Isufi (KOSOVA)

Pesha 63 kg . Jurgen Lazri ( ALBANIA ) vs Aleks Petroysan (ARMENIA)

Në një prononcim ekskluziv nga Bosnja për Veriu Sport, trajneri i kombëtares së boksit U16 Klaudio Çekini, u shpreh optimist për rezultat pozitiv:”Pretendimet tona në këtë kampionat janë më të mëdha se kurrë, ku pjesë të kombetares kemi Kristian Jubanin, nënkapion i Europes në fuqi, gjithashtu i cilësuar si boksieri më i mirë Shqiptarë dhe Jurgen Lazri i pesti në Europë dhe disa here kampion kombëtarë. Me keto dy sportista synimet jane te qarta ku pretendohet vetem medalja e arit. Duelet do të jenë shumë të forta, por nisur nga forma shumë e mirë sportive që po kalojnë sportistat tane jemi në pritje të arritjes së objektivave madhore.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img