Boks Profesionist-Fitorja e radhës për Nelson Hysen. Shkodrani mund me nokaut norvegjezin Thomas Narmo dhe mbetet kampion i padiskutueshëm i ËBO Global Heavy

Lexo

- Reklamë -spot_img

Mbrëmja e 29 gushtit 2026 ka regjistruar fitoren e 25 të kampionit Shkodran Nelson Hysa në boksin profesionist për kategorinë ËBO Global Heavy.

Sfida e zhvilluar në sallën “O2 Arena”, Londër në prani edhe të një numri të madh tifozësh shqiptarë, mes të cilëve dolminonin ato nga Shkodra dhe veriu shqiptar është mbyllur shumë shpejt.

Ka mjaftuar  një breshëri goditjesh të njëpasnjëshme nga ana e shkodranit Hysaj në drejtim të kundërshtavrit të tij, boksierit kampion nga Norvegjia, Thomas Narmo, i cili nuk ka mundur të rezistojë duke u shembur në ring. Madje, si pasojë e goditjeve të forta, Narmo është detyruar të dalë nga ringu përmes marrjes së oksigjenit nga ana e personelit mjekësor.

Me këtë fitore, Nelson Hysaj rikonfirmohet si kampion i kategorisë së bolksit profesionist, ËBO Global në peshat e rënda.në rrjetet

Fitorja në fjalë është përshëndetur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili në faqen e tij zyrtare, shkruan:

“I jashtëzakonshëm Nelson Hysa! Krenaria e Shkodrës rrëzon me “knockout” brenda pak sekondash kundërshtarin Thomas Narmo, duke konfirmuar edhe një herë forcën dhe nivelin e tij në ring. Nelsoni mbetet kampion i padiskutueshëm i ËBO Global në peshat e rënda! Urime, kampion!”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img