Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Java e 15-të luhet në fundjavë. Hapet me Egnatia-Vllaznia, të shtunën dhe mbyllet të dielën me derbin, Tirana-Partizani

Lexo

 

Vllaznia ishte e fundit, që në ballafaqimin me Teutën, në orën 16:00 të së martës mbyllen javën e 14-të të Abissnet Superiore. Dhe, është, po Vllaznia që e para që hap serinë e dueleve të javës së 15-të. Sipas kalendarit të publikuar nga sektori i garave në FSHF, Egnatia-Vllaznia, takim që do të luhet në stadiumin “Artena Demrozi” të Rrogozhinës duke nisur nga ora 13:00, është ndeshja e parë e kësaj jave.

Katër orë më vonë, në 17:00, du të luhet në Korçë, sfida tjetër, Skënderbeu-Erzeni. Tre takimet e tjera të kësaj jave janë planifikuar të luhen të dielën, sipas këtij kalendari:  Kukësi-Teuta ora 13:30, Dinamo-Laçi ora 16:00 dhe Tirana-Partizani ora 19:00.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 15-të të Abissnet Superiore

Të shtunën, 02.12.2023
Egnatia-Vllaznia ora 13:30
Skënderbeu-Erzeni ora 17:00

Të dielën, 03.12.2023
Kukësi-Teuta ora 13:30
Dinamo-Laçi ora 16:00
Tirana-Partizani ora 19:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img