Friday, April 26, 2024

Ronaldo pozitiv me Covid – 19, familjarët e përgënjështrojnë

Lexo

Një ditë më parë Anadolu Agency (AA) informonte se Ylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19). Një lajm ky që në fakt nuk u pritë mirë në opinionin sportiv, kryesisht në kampin e kombëtares portugeze pasi të mërkuren e ardhshme do të përballen me Suedinë, gjë që paralajmërohet mungesa e tij. Rastin në fjalë e konfirmonte edhe Federata Portugeze e Futbollit (FPF), e cila në njoftimin e saj zyrtar citonte se sulmuesi 35-vjeçar Ronaldo “është mirë, pa simptoma dhe në izolim”. Por, lajmi në fjalë ka irrutuar familjarët e Kristiano Ronaldos, të pretendojnë se nuk ka asgjë të vertete në këtë drejtim.

“Nëse Kristiano Ronaldo duhet të jetë ai që do të zgjojë botën, atëherë ky njeri është një lajmëtar nga Zoti. Besoj se sot mijëra njerëz do të besojnë aq shumë në këtë pandemi, në testet dhe masat e marra sa unë … Mashtrimi më i madh që kam parë që kur kam lindur. Ekziston një fjali që kam lexuar dhe për të cilën unë duartrokas: ‘Mjaft me këtë botë kukullash”. Këto janë fjalët e motres së Ronaldos, Katia Aveiro publikuar një foto në rrjetin social “Instagram”. Ndërsa Dolores Aveiro, mamaja e Kristianos, po në Instagram përcjellë një mesazh motivues duke theksuar se “Zoti i jep beteja të mëdha luftëtarëve të mëdhenj dhe është ndër të shumta beteja që ti do ta fitosh biri im”.

Këto janë dy anët e medaljes, nga njëra anë lajmi se Kristiano Ronaldo është prekur nga Covid-19 dhe nga ana tjetër përgënjështrimi i familjarëve për një gjë të tillë. Gjithësesi, mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim se cila do të jetë e verteta e lajmit të publikuar. Që do të thotë se nëse në sfiden së mërkurës së ardhshme Portugali-Suedi do të jetë në fushë Ronaldo, atëherë gjithçka mbyllet si një thashethem mediatik në lidhje me prekjen e Yllit portugez me koronavirus.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img