Botërori 2026-Brazili 0 dhe Haaland 2! Norvegjia shkruan historinë, eleminon Brazilin e madh dhe shkon në çerekfinale!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Brazil-Norvegji 0-2(Shënues: Haaland 79’, 90’)

Brazili 0 dhe Haaland 2! Kështu mund të përkufizohet rezultati i ndeshjes për 1/8tat e Botërorit 2026, teksa gjigadi Haaland, me dygola të shënuar 79’ dhe 90’, i dha fitoren Norvegjisë duke eleminuar Brazilin e madh që konsiderohej favorit dhe çuar skuadrën e tij në turin çerekfinale.

Në këtë mënyrë, Norvegjia shkruan historinë, e cila nëse do të vijojë të luajë me këtë ritëm gjasat janë që mund të shkoj më tej.

Përballja nisi me ritëm të lartë dhe emocione që në minutat e para. Norvegjezëve iu anulua një gol i Patrik Berg në minutën e 4-të për pozicion jashtë loje ndërsa vetëm dhjetë minuta më vonë Brazili fitoi një penallti.

Megjithatë Bruno Guimaraes dështoi nga pika e bardhë me portierin Niland që bëri një pritje spektakolare duke mbajtur rezultatin të pandryshuar.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0 edhe pse brazilianët krijuan disa raste të mira për shënim.

Në pjesën e dytë protagonisti absolut ishte Erling Haland teksa fillimisht zhbllokoi sfidën në minutën e 79-të ndërsa në minutën e 90-të realizoi edhe golin e dytë personal duke i dhënë Norvegjisë një avantazh vendimtar dhe duke tronditur pesë herë kampionët e botës.

Brazili arriti vetëm të ngushtonte diferencën në minutën e dhjetë shtesë kur Nejmar u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë goli erdhi shumë vonë dhe nuk ndryshoi fatin e takimit teksa Norvegjia feston një kualifikim historik në çerekfinale ndërsa Brazili largohet me zhgënjim të madh pas një ndeshje ku shpërdoroi një penallti dhe shumë raste të pastra shënimi.

Në fazën çerekfinale Norvegjia do të përballet me fituesin e çiftit Angli-Meksikë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img