SHBA-Australi 2-0(Shënues: Burges 11’, Friman 43’)
SHBA vazhdon ecurinë perfekte në Kupën e Botës 2026 duke mposhtur Australinë me rezultatin 2-0 dhe duke regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje në grup.
Amerikanët kaluan në avantazh që në minutën e 11-të falë një autogoli të Burges i cili devijoi topin në rrjetën e portës së tij.
SHBA dominoi lojën dhe pak para fundit të pjesës së parë gjeti edhe golin e dytë me Friman që realizoi në minutën e 43-të.
Në fraksionin e dytë Australia u përpoq të reagoj por pa arritur të thyejë mbrojtjen amerikane.
SHBA administroi me qetësi rezultatin dhe siguroi tre pikë të tjera shumë të rëndësishme.
Me këtë sukses SHBA ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e ardhshme të turneut ndërsa Australia mbetet në kuotën e tre pikëve duke shpresuar deri në fund.
Fatos LAMAJ


