Nga Fatos LAMAJ – EKSKLUZIVE/Veriu Sport mëson të ardhmen e Kallakut, mesfushori nuk largohet nga Vllaznia!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sherif Kallaku do të vijoj të jetë pjesë e Vllaznisë pavarësisht interesimit dhe zërave që kanë qarkulluar gjatë merkatos së verës, ndërsa Veriu Sport mëson se mesfushori nuk ka në plan të transferohet te asnjë skuadër tjetër e Superiores.

Sipas burimeve të sigurta pranë klubit, Kallaku mbetet në planet e klubit shkodran dhe do të vazhdoj të veshë fanellën kuqeblu.

Largimi i tij mund të ndodhë vetëm në rast se në drejtim të Vllaznisë mbërrin një ofertë konkrete nga një klub jashtë Shqipërisë e cila do të kënaqte të gjitha palët.

Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje dhe asnjë negociatë të avancuar për një transferim brenda vendit çka bën që të gjitha aludimet për një lëvizje të mundshme në Superiore të mbeten pa bazë.

Vllaznia e konsideron Kallakun një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës dhe synon ta ketë në dispozicion edhe për sezonin e ri ku objektivat e klubit janë të qarta si në kampionat ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img