Botërori i futbollit 2026-Kanadaja shpërthen ndaj Katarit me fitore tenistike 6-0 dhe pret sfidën me Zvicrën në Grupin B

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kanada-Katar 6-0(Shënues: Larin 16’, Jonathan David 29’, 90+2’, Lile 45+3’, Saliba 64’, Al Manai 75’(aut)

Kanadaja ka dhuruar një paraqitje spektakolare në ndeshjen e dytë të Grupit B të Kupës së Botës 2026 duke mposhtur Katarin me rezultatin e thellë 6-0 dhe duke u ngjitur mes pretendentëve për kualifikim.

Vendasit e nisën vrullshëm takimin dhe kaluan në avantazh në minutën e 16-të me anë të Larin.

Dominimi kanadez vazhdoi edhe më tej dhe Jonathan David dyfishoi shifrat në minutën e 29-të.

Sulmuesi i Lile realizoi sërish në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë duke bërë që Kanadaja të shkonte në pushim me avantazhin e sigurt 3-0.

Edhe pjesa e dytë foli vetëm për Kanadanë,ndëraa Saliba realizoi golin e katërt në minutën e 64-të.

Fati i buzëqeshi vendasve edhe në minutën e 75-të kur Al Manai devijoi topin në portën e tij për autogolin që çoi rezultatin në 5-0.

Në minutën e dytë shtesë të ndeshjes David kompletoi tregolëshin personal dhe vulosi triumfin e madh 6-0 të kanadezëve.

Me këtë fitore të bujshme Kanadaja mer tre pikë shumë të rëndësishme dhe shkon me moral të lartë në sfidën e fundit të grupit ndaj Zvicrës ndërsa Katari pëson një humbje të rëndë që e vë në pozitë shumë të vështirë për vazhdimin e turneut.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img