Botërori i futbollit 2026-Sot, emocionet e ndeshjeve të dyta të fazës së grupeve takime që mund të përcaktojnë fatin e shumë skuadrave në garën për kualifikim

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kupës së Botës 2026 i rikthehet sot emocioni me ndeshjet e dyta të fazës së grupeve takime që mund të përcaktojnë fatin e shumë skuadrave në garën për kualifikim.

Pas rezultateve të raundit të parë pikët tashmë marrin një rëndësi edhe më të madhe ndërsa ekipet do të kërkojnë të hedhin hapa vendimtarë drejt fazës me eliminim direkt.

Programi i ditës nis në orën 18:00 me sfidën e Grupit A mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut,ku të dyja kombëtaret u mposhtën në ndeshjet e para respektivisht nga Koreja e Jugut dhe Meksika ndaj kjo përballje shihet si mundësia e fundit për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Në orën 21:00 do të luhet takimi i Grupit B mes Zvicrës dhe Bosnjës,teksa Zvicra vjen pas barazimit ndaj Katarit ndërsa boshnjakët ndan pikët me Kanadanë.

Një fitore do ti jepte një avantazh të madh skuadrës fituese në garën për dy vendet e para të grupit.

Mbrëmja vijon në orën 00:00 me duelin Kanada-Katar,ku të dy ekipet kan nga një pikë pas ndeshjes së parë dhe do të kërkojnë suksesin e parë në turne për të forcuar pozitat në Grupin B.

Dita mbyllet me një nga sfidat më tërheqëse të kësaj faze ku në orën 03:00 Meksika dhe Koreja e Jugut do të përballen në një duel mes dy skuadrave që fituan në debutim.

Meksikanët triumfuan ndaj Afrikës së Jugut ndërsa koreano-jugorët mposhtën Çekinë.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të hedhë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën tjetër të Botërorit.

Me grupet që po hyjnë në momentet vendimtare pritet një ditë e mbushur me rivalitet emocione dhe futboll spektakolar ndërsa ekipet do të luftojnë për pikë që mund të vlejnë sa një kualifikim.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img