Është zyrtare Oltion Kërnaja është trajneri i ri i Flamurtarit,klubi kuqezi ka finalizuar marrëveshjen me teknikun shqiptar i cili ka firmosur kontratë dy vjeçare dhe pritet të mar menjëherë drejtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Pas ditësh negociatash dhe kontakteve intensive palët kanë arritur dakordësinë për një projekt afatmesëm ku Flamurtari synon stabilitet rikthim të identitetit konkurrues dhe ndërtimin e një skuadre të fortë për objektivat madhorë.
Projekti i ri kuqezi
Kërnaja vjen në Vlorë me një mision të qartë rindërtimin e Flamurtarit si një ekip pretendues.
Drejtuesit e klubit i kan besuar atij jo vetëm pankinën por edhe drejtimin e një projekti që përfshin riorganizim të grupit përforcime të merkatos dhe rritje të nivelit të performancës.
Trajneri pritet të nisë menjëherë punën me analizën e skuadrës aktuale ku do të vendosen edhe emrat që do të vijojnë pjesë e projektit si dhe ata që mund të largohen në këtë merkato vere.
Merkato dhe afrimet e para
Në ditët në vijim Flamurtari pritet të jetë aktiv në tregun e transferimeve.
Sipas planeve të stafit të ri teknik prioritet do të jenë përforcimet në çdo repart me fokus të veçantë në stabilitetin defensiv dhe rritjen e forcës sulmuese.
Klubi synon të afrojë futbollistë me eksperiencë por edhe lojtarë të rinj me perspektivë duke ndërtuar një ekuilibër që i përshtatet filozofisë së Kërnajës.
Objektivat e sezonit
Me kontratë deri në verën e vitit 2028 Oltion Kërnaja merr një përgjegjësi të madhe në krye të një prej klubeve më historike të futbollit shqiptar.
Objektivi kryesor mbetet rikthimi i Flamurtarit në nivele të larta dhe ndërtimi i një skuadre që lufton për trofe dhe rezultate të qëndrueshme.
Tifozët vlonjatë tashmë presin me interes hapat e parë të trajnerit të ri i cili do të tentoj të rikthejë entuziazmin dhe identitetin e fortë të Flamurtarit në futbollin shqiptar.
Fatos LAMAJ


