Wednesday, December 11, 2024

Botërori i Futbollit të femrave-Australi dhe Zelandë e Re. Australi-Angli në gjysëmfinale

Lexo

Australi – Angli! Kjo është gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit të 9-të Botëror të Futbollit të femrave, i cili po zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re e që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Një gjysmëfinale, e cila do të zhvillohet më 16 gusht në ora 12:00 me orën e Tiranës.

Për Australinë dhe Francën janë kërkuar gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltive, sepse koha e rregullt, por dhe dy shtesat nga 15 minuta kanë përfunduar 0-0. Në gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltive, Australia, edhe me mbështetjen e publikut, është treguar më e saktë, ndërsa ka fituar 7-6 dhe për herë të parë në historinë e saj të futbollit të femrave është gjysmëfinaliste e Botërorit.

Ndërkohë ka qenë një fitore e komplikuar për Anglinë, 2-1 ndaj Kolumbisë. Në fundin e pjesës së parë ka shënuar Santos për Kolumbinë. Por në të 7’ të shtesës së pjesës së parë ka barazuar Hemp. Dhe në pjesën e dytë Anglisë ia ka siguruar kalimin në gjysmëfinale Ruso, që ka shënuar golin e dytë të saj në pesë ndeshje në këtë Botëror.

Më 15 gusht, tanimë në ora 10:00 më orën e Tiranës, do të luhet gjysmëfinalja e parë, Spanjë – Suedi. Kampionatit Botëror tashmë është në hapat e fundit, ndërsa gjithçka ul siparin më 20 gusht, atje ku përsëri mbizotëron Europa me tre skuadra në katërshen e më të mirëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img