Friday, April 19, 2024

Botërori i Uzbekistanit-Zeneli dhe Kajoshi humbin ndeshjet e dyta, Shqipëria mbyll konkurimin për turet e tjera

Lexo

Boksierët e Kombëtares Shqiptare të drejtuar nga trajnerët Gëzim Zeneli dhe Lazarin Vila, kanë mbyllun konkurimin e tyre në Kampionatin Botëror, i cili po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.

Në përbërje të përfaqësues sonë ishin boksierët: Arjol Zeneli, Krenar Zeneli, Ani Haxhillari,Denis Nurja, Arjon Kajoshi, Nelson Hysa.

Rezultatin më të mirë nga përfaqësuesja kuqezi e bënë dy boksierët tanë, Arjol Zeneli dhe Arjon Kajoshi, ku pas fitoreve të ndeshjeve të para, patën mundësinë të konkuronin në turin tjetër duke pretenduar për një vend në tetë më të mirët e botërorit.

Zeneli i kategorisë 54 kg kishte përballë boksierin vendas Oybek Juraev ( UZB). Zeneli edhe pse boksoi shumë mirë duke qënë më superior nga boksieri vendas, gjygjtaria vendosi që ndeshjen ta fitonte boksieri i Uzbekistanit.

Ndërsa Arjon Kajoshi i kategorisë 75 kg kishte përballë boksierin Nekruz Salimov ( Taxhikistan), njëkosisht kampion i Azisë. Kajoshi bëri një ndeshje të fortë duke dhënë maksimumin e tij, por nuk arriti të fitonte.

Këto ishin dy ndeshjet e fundit për kombëtaren shqiptare, ku duke i humbur që të dyja, kuqezinjtë mbyllin përpara kohe konkurimin, ndërkohë që botërori vazhdon me ndeshjet e tjera deri me datë 14 maj 2023, ditë kur do të shpallen edhe fituesit për secilen peshë si dhe në klasifikimin ekipor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img