Saturday, May 18, 2024

Gvozdenovic: “Sot ishte një ndeshje për barazim. Gjithçka është e hapur për Final 4”

Lexo

Skënderbeu është mposhtur 1-0 nga Partizani ka fituar përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide, për MCN TV foli trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic:

“Mendimi im është që sot ishte një ndeshje për barazim. Nuk them që Partizani meritonte fitoren, por i uroj për këtë fitore. Pjesa e parë ishte mirë, por në 20 minutat e fundit të ndeshjes Partizani bëri presion. Ne nuk reaguam mirë. Kishim shans të mirë me Rashicën për të shënuar, por ky është futbolli. Nuk i pash rezultatet e tjera pas ndeshjes. Gjithçka është e hapur për Final 4. Vjen Laçi shumë shpejt dhe më pas kundër Vllaznisë në Shkodër. Do shohim javë pas jave.

Unë e thashë që në minutat e fundit kishim problem topat e gjatë të Partizanit. Ata krijuan me një pasim, me një aksion të bukur, por kjo është pjesë e futbollit. Mund të reagonim më mirë te momenti i golit. Jemi mërzitur, por për mua kjo ishte ndeshje për barazim. Edhe me 1 pikë do ishim të kënaqur, por uroj Partizanin për fitoren. Jemi në lojë për Final 4, do të luftojmë fort deri në fund. Kemi rrugë për Korçë. Të mërkurën kemi Laçin dhe duhet të përgatitemi mirë dhe do të luftojmë deri në fund.

Ivan ishte një nga lojtarët që ju mbajti përpara në sulm, pse e zëvendësuat? Ishte i lodhur edhe pse bëri një lojë shumë të mirë në ajër dhe vrapoi shumë. Ishte lodhur dhe un mendova ta zëvendësoja, kjo ishte arsyeja”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img