Vllaznia nuk ia doli të fitonte as në finalen e vogël teksa u mposht nga Skënderbeu me rezultatin 3-2 në Air Albania. Shkodranët e mbyllin kështu kampionatin si skaudra e 4-të më e mirë e Superiores duke lëshuar ndjeshëm terren në javët e fundit. Pas përfundimit të finales, trajneri Thomas Brdaric u shpreh:
“Fillimisht dua t’i falënderoj të gjithë, Superioren, sepse më pëlqen të jem në Shqipëri dhe punoj këtu si trajner dhe kam një përgjegjësi të madhe në këtë klub. Meqë jam këtu, objektiv ishte të shkonim në katërshe dhe e arritëm. Çfarë ndodhi më pas, është vendosur nga detaje, në detaje nuk funksionuam. Por kjo është ajo ku duhet të punojmë në të ardhmen, që të bëjmë diferencën.
Unë e di që në Shqipëri e rëndësishme është të fitosh kampionatin por duhet të punojmë edhe në gjëra të tjera, në gjërat bazike, kushtet. Hap pas hapi jam i sigurt që me presidentin dhe drejtorin, stafin e ekipin, do të ndërtojmë një skuadër të re e të fortë, Vllazninë që ka për objektiv titullin kampion.
Do të kemi ndryshime. Disa lojtarë e dinë, disa të tjerë do të marrin këtë informacion në ditët në vijim. Por jam i sigurt që kohën që kemi në 2-3 javët e ardhshme, do të gjejmë ekipin e duhur për Ligën e Konferencës, të përdorim në avantazhin tonë merkaton. Por duhet të punojmë me përpikmëri për të gjetur lojtarët e duhur për të kapur objektivin tonë.
Kush del kampion? E thashë herën e fundit që po shoh ekipin tim dhe u uroj të dyve që të shpallen kampionë”, tha Brdariç për “MCN’ pas ndeshjes.