Saturday, April 20, 2024

Superiore, Laçi kryesues, por tekniku Duro pranon garën e hapur edhe me Vllazninë, Partizanin dhe Teutën

Lexo

Rezultatet e javës së 24-tërt pozicionuan Laçin kryesues të kampionatit. Laçjanët përfituan nga hapat fals të disa ndeshjeve radhazi të kuqebluve, përfshirë edhe atë të javës së fundit me Bylisin që u mund në Shkodër me rezultatin 1 me 2 duke bërë që pas një kryesimi maratonë të kampionatit ta lëshojë kreun e klasifikimit.

Duke folur për vazhdimësinë, njëshi i pankinës laçjane, Shpëtim Duro ka pranuar se skuadra që ai drejton është favoritë për titullin dhe se për këtë do të luftojë për titullin kampion, ndërkohë që nuk anashkalon edhe tre skuadrat e tjera, Vllazninë, Partizanin  dhe Teutën që Laçi që i konsideron rivalë të fortë. Opinionet e tij, tekniku Duro i shprehur gjatë emisionit “Skaner” të gazetarit Gerti Çarçani.

“Jemi në këto pozita dhe më shton besimin për të vazhduar më shumë përpara. Në përballjet direkte me ekipet rivale kemi marrë rezultate pozitive dhe është e drejta jonë të pretendojmë deri në fund. Nuk përjashtoj asnjë nga 3 ekipet pasi ky kampionat ka pak diferenca dhe lufta është bërë e ashpër. Kemi rikuperuar shumë pikë dhe nuk e mendoja para dy muajsh pasi ishim -14 pikë. Tani që jemi në vendin e parë jemi afër dhe kampionati është në vazhdim. Do të luftojmë deri në fund edhe pse futbolli është i paparashikueshëm. Nuk kanë bërë gabime vetëm Teuta dhe ne, por kjo tregon që kampionati nuk ka shumë diferenca. Ne ndaj Apolonisë kemi bërë ndeshjen më të mirë të sezonit dhe unë them që deri në fund do të ketë të tjera surpriza në këtë kampion”., theksoi Duro.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img