Tuesday, April 30, 2024

Conference League, katër skuadra për finalen e madhe të Tiranës

Lexo

Luhet për një vend në finalen e Conference League, me Marseillë, Roma, Feynoord dhe Leicester që duan të përshkojnë deri në fund rrugën për në Tiranë, përpara detyrave delikate. Leicester bëri histori duke siguruar për herë të parë një gjysmëfinale europiane. Muajt e fundit skuadra e Rodgers ka kaluar midis përsosmërisë dhe zhgënjimit. Kjo e fundit lidhet me rezultatet, pasi në tri javët e fundit në Premier League skuadra angleze nuk ia ka dalur të fitojë, dhe ndeshja e së enjtes në King Poëer Stadium do të tregojë shumë për gjendjen e dhelprave.

Rikthimet e Fofana-s dhe Jonny Evans në mbrojtje ka lehtësuar stafin por edhe tifozët të cilët shpresojnë që dyshja të jetë në formë të mirë për të bllokuar cdo tentativë të Abraham, që konsiderohet si rreziku kryesor.  Feyenoord dhe Marseille do të takohen për herë të tretë në një ndeshje europiane. Gjigandët holandeze po shijojnë sezonin e tyre më të suksesshëm në Europë, teksa festuan arritjen në këtë pikë që nga sezoni kur fituan Kupën UEFA në vitin 2002.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Holandë dhe  tekniku Arne Slot është i sigurt se skuadra e tij mund të përsërisë heronjtë e atij viti, por këtë herë me një ekip me elementë të rinj në dispozicion. Sulmuesi nigerian Sirel Desser është në formë të mirë në këtë kompeticion, duke udhëhequr listën e golashënuesve së bashku me Tammy Abraham të Romës me gjashtë realizime.

Por ashtu siç ishte paralajmëruar nga UEFA, në gjysmëfinale dhe finalen e madhe në Tiranë, sistemi VAR do të jetë aty, për të ndihmuar arbitrat të marrin vendimet më të mira dhe për të shmangur polemikat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img