Thursday, April 18, 2024

Dajan Shehi rivishet kuqeblu, e prezanton Zv.trajneri Vioresin Sinani

Lexo

“Dajan Shehi rikthehet sërish në shtëpi. KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. I urojmë atij një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu, për të gëzuar sërish së bashku ashtu siç bëmë dy sezone më parë. Mirë se erdhe Dajan Shehi!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Klubit të Futbollit Vllaznia.

Një firmë që në fakt u paralajmërua dy ditë më parë nga burimet brenda klubit kuqeblu, por edhe nga vetë futbollisti në fjalë. Në këtë mënyrë, elbasanasi Shehi i ka dhënë fund dilemave, për skuadrën e re të këtij sezoni futbollistik, pasi gjatë ditëve të fundit, për shërbimet e tij ishte e interesuar edhe Egnatia, por në fund Shehi, bëri zgjedhjen e duhur duke qënë i kënaqur edhe me oferten e Vllaznisë.

Për t’u theksuar është se prezantimin e Shehit me uniformën e Vllaznisë e ka bërë zv.trajneri kuqeblu, Vioresin Sinani, një nga nga emrat simbol ky të Vllaznisë në vite, i cili sezonin e kaluar ishte në drejtimin e skuadrës së të rinjëve të Vllaznisë U-19, ndërkohë që tashmë me largimin e Elvis Plorit, presidenca kuqeblu e ka emëruar në pankinë përkrah trajnerit të parë, Mirel Josa.

Kujtojmë që Dajan Shehi, ka qënë pjesë e kuqebluve dy sezone më parë, ku fitoi edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që pas përfundimit të atij sezoni u largua në radhët e Partizanit ku kreu gjysmën e sezonit, sepse më pas u transferua te Skënderbeu i Korçës,  skuadër e cila në fund të sezonit ra nga kategoria Superiore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img