Friday, April 19, 2024

Ish futbollisti i Vllaznisë, Elis Bakaj që luan në Rumani, analizon kundërshtarin e kuqebluve, Universitatea Kraiova

Lexo

Elis Bakaj, ish futbollist i Vllanzisë, por edhe i disa skuadrave të tjera në kampinatin shqiptar, një pjesë të mirë të karrierës së tij sportive po e kalon në futbollin rumun. Ndaj, është ndoshta personi i duhur të analizojë skuadrat rumune që do të ndeshen në Kupat e Europës me ato shqiptare, duke e filluar me atë të Vllaznisë, e cila do të ketë përballë Universitatea e Craiovës.

“Vitin e kaluar askush këtu në Rumani nuk besonte se Laçi do e kalonte turin. Por ja që e kaloi, edhe sot e kësaj dite këtu flasin për ekipin e Laçit: si ka mundësi! Unë them se do të jetë një ndeshje e vështirë, por që shanset janë aty, Craiova nuk ka shumë lojtarë të rinj, ka ndërruar edhe trajnerin kohët e fundit”, thotë Bakaj, për kundërshtarin e kuqebluve.

Ndërkohë, duke folur për kundërshtarin e Partizanit, ai thotë:  “Steaua ka një ekip me lojtarë të rinj, u bënë vite që nuk e kanë fituar kampionatin sepse siç e thashë kanë lojtarë shumë të rinj, plus që kanë shitur shumë lojtarë në vitet e fundit. Shanset janë për çdo ekip, sigurisht që edhe futbolli shqiptar është rritur vitet e fundit, ka përparuar edhe në Kupat e Europës”.

CFR Cluj, kampionia e Rumanisë që mund të kryqësohet me Tiranën në raundin e dytë të UEFA Champions League, është komenti i radhës për Bakajn. “Cluj është kampione, ka lojtarë shumë të mirë, me eksperiencë. Disa vite me radha ka bërë pjesë në grupet e Kupave të Europës. Vetëm vitin e kaluar nuk arritën të futen në Europa League. U bënë 5-6 vite që janë kampionë të Rumanisë, kanë një buxhet shumë të madh. Nuk është ekip i lehtë, sigurisht edhe Tirana ka një skuadër shumë të mirë. Do jetë një ndeshje interesante, Tirana ka shanset e veta, por në fillim duhet të mendojë për raundin e parë pasi në futbollin e sotëm nuk ka ndeshje të lehta. Edhe ekipe nga Luksemburgu të hapin problem nëse nuk je i përqëndruar në 100%”.”, shprehet Bakaj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img