Friday, October 11, 2024

Deliallisi: “Më vjen keq mënyra si e humbëm ndeshjen, kishim mungesë përqëndrimi dhe gabuam në goditjet standarde”

Lexo

Egnatia dhe Erzeni janë përballur për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Supriore”, e cila përfundoi me fitoren 3-2 të vendasve. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi.

“Mënyra si shkoi loja në pjesën e parë mund ta kishim vrarë ndeshjen. Realisht që pas dëmtimit të Hasanbelliut që pas ndeshjes me Partizanin, ne nuk kemi patur qetësinë e duhur. Ekipi kishte arritur besim absolut, por më vjen keq mënyra si e humbëm ndeshjen. Djemtë dhanë gjithçka, por mungesa e përqëndrimit dhe goditjet standarde, të vjen shumë keq.

Sa kohë duan lojtarët e rinjë që të përshtaten? Këto lojtarë janë nga ata që kanë shumë pa luajtur. Duan kohët e vet, por kualitetin e kanë. Kështuqë çdo lojtar do kohën e vet, por mendoj se në pjesën e parë dominuam kundërshtarin. Në momentin që nuk shënon, të vjen keq. Shënimi i golit të parë ishte mëse i evitueshëm/

Nuk është moment demoralizimi. Ky ekip është shumë i fortë dhe me prurjet e reja është bërë më e fortë në fakt. Meritonim shumë më shumë, Egnatias i bëmë dhuratë mund të them. Duhet të tregoheshim me më shumë karakter kur kundërshtari ishte në minutat e veta. Mendoj se do të rris tonet në stërvitje. Nga tani e tutje do të marrim pikë dhe besoj fort pasi kualiteti dhe cilësia janë.

Hasanbelli? Mendoj që nga java e tjetër do të jetë i gatshëm.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img