Saturday, July 27, 2024

Tetova: ‘Final Four’ është risi, neve na djeg pasi vjen një ekip dhe na e merr në nje ndeshje. Ekipi ynë duhet të ketë vazhdimësi

Lexo

Egnatia ka arritur një fitore të çmendur përballë Erzenit me përmbysje, duke fituar me rezultatin 3-2 në sfidën e vlefshme të javës së 21-të të Superiores. Pas ndeshjes, trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova, foli për MCN TV:

“Normalisht që ‘Final Four’ është risi, dikujt i djeg. Neve na djeg pasi vjen një ekip dhe na e merr në nje ndeshje. Ekipi ynë duhet të ketë vazhdimësi dhe kjo më qetëson. Duhet t’i japim merita dhe kundërshtarit. Kanë ardhur lojtarë të rinj dhe normalisht me rotacionin do mundohemi t’i rikthejmë në formë.

Për pjesën e parë duhet t’i japim merita Erzenit për markimin. Me ndryshimet ne dolëm te loja jonë dhe skema jonë bazike 4-3-3 dhe çdo gjë shkoi shumë mirë. Përsa i përket terrenit e kemi diskutuar, do të presim derisa çdo gjë të rregullohet dhe të jetë në favorin tonë për të lëvizur topin.

Gjata ka ardhur i pari dhe normalisht ka stërvitje më shumë se të tjerët. Me çunat që kanë ardhur më vonë po punojmë intensivisht, gjithmonë është çështje fizike.

Malota sot nuk ishte në një ditë të mirë, rastet ishin në të dyja skuadrat. Malota ka kaluar një periudhë gripi, por me ndryshimin e skemës gjithçka foli për ne. Futbolli i ka të gjitha gjithsesi. Ka ndeshje të dobëta, nuk mendoj se pjesa e parë e sotme ishte më e dobëta, ajo më Skënderbeun ka qenë më keq.

Ibrahimoglu dhe Montenegro titullar? Do të shohim ecurinë gjatë javës dhe me teknologjinë që kemi do të shohim lodhjen e tyre”, mbylli fjalën e tij Edlir Tetova.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img