Monday, May 13, 2024

Devolli: “Kam besim tani më shumë se kurrë, mendjen dhe zemrën i kemi në 14 maj”

Lexo

Kukësi bie zyrtarisht nga Superiorja. Humbja e fundit ndaj Teutës, mbylli të gjitha dilemat për verilindorët, që sezonin e ardhshëm, do të luajnë në Kategorinë e Parë. Pas humbjes foli trajneri i verilindorëve, Bledar Devolli.

“Mendjen dhe zemrën e vevshët i kemi në 14 maj, sot patëm ndryshime pasi patëm lodhje, dëmtime dhe zemrën ta japim në 14 maj dhe nuk e vë në dyshim se e di çdo të ndodh. Kemi edhe 3 ndeshje besoj, ndeshjen tjetër do mundohemi të fusim. Pjesën e parë luajtëm me frikë, ne të Kukësit e kemi fatin kundër me këta të VAR-it, por skemi çtë bëjmë dhe do ti respektojmë të gjithë.

Pjesën e dytë bëmë një pjesë të mirë edhe pse Teuta bën një presing të fortë shkuam tek porta, nuk humbasim topin dhe bëmë një ndeshje të mirë dhe kjo më kënaq, klubi ka fituar një lojtar si Hilaj dhe do të jetë vlerë e shtuar. Kam besim dhe tani më shumë se kurrë se kemi eliminuar Partizanin dhe Tiranën, do të japin shpirtin në fushë. Por kjo punë do edhe pak fat”, tha Devolli për “MCN TV”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img