Saturday, May 18, 2024

Dinamo feston në Korçë vendin e katërt, vendos një penallti ndaj Skënderbeut

Lexo

Dinamo City triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut në Korçë, në ndeshjen e prapambetur të Superiores.

Kryeqytetasit iu falën një goli të shënuar me penallti në minutën e 52-të nga Lorenco Vila. Ky 11-metërsh shkaktoi edhe polemika te vendasit që nuk ishin dakord.

Një fitore e rëndësishme për Dinamon, që ngjitet në vendin e katërt me 35 pikë, 1 më shumë se Tirana e vendit të pestë. Ndërkohë Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 31 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img