Dinamo, fituese e Kupës së Shqipërisë 2026. Blutë mundën Egnatian në finale, 3-2

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë për edicionin e dytë radhazi duke mposhtur Egnatian 3-2 në një finale spektakolare të zhvilluar në “Air Albania” ku nuk munguan golat, kartonët e kuq dhe tensioni deri në fund.

Ndeshja nisi me një episod të rëndë që në minutat e para,kur Bakajoko i Egnatias ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj portierit Teqja i cili u detyrua të largohej i dëmtuar me ambulancë.

Pas rishikimit me VAR sulmuesi i rrogozhinasve u ndëshkua me karton të kuq,duke i lënë ata me një lojtar më pak dhe duke ndryshuar menjëherë balancat e finales.

Dinamo përfitoi nga epërsia numerike dhe mori kontrollin e lojës,duke gjetur avantazhin në minutën e 23-të me Malomon i cili finalizoi një aksion të bukur të ndërtuar nga Nani nga krahu i djathtë.

Vetëm pak minuta më vonë në minutën e 29-të Bregu realizoi një gol spektakolar nga distanca,duke dyfishuar shifrat dhe duke vendosur Dinamon në një pozicion shumë të favorshëm.

Pjesa e parë u mbyll me Dinamon në kontroll të plotë,ndërsa Egnatia dukej pa shumë ide për të reaguar.

Megjithatë sfida u rihap në pjesën e dytë kur edhe Dinamo mbeti me 10 lojtarë,pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit Malomo për një faull dhe protesta të përsëritura.

Ky moment i dha më shumë guxim Egnatias,e cila filloi të shtyjë përpara dhe arriti të ngushtojë rezultatin në minutën e 81-të me Buriç,pas një aksioni të shpejtë që u finalizua saktë brenda zonës.

Pak minuta më vonë Dinamo reagoi menjëherë dhe goditi sërish me sulmuesin Mustafa i cili shënoi golin e tretë nga një kundërsulm i shpejtë,duke rikthyer qetësinë tek Dinamo.

Në fundin e ndeshjes Egnatia nuk u dorëzua dhe shënoi edhe golin e dytë me anë të sulmuesit Adjesa në minutat shtesë duke e bërë finalen dramatike deri në sekondat e fundit.

Megjithatë Dinamo rezistoi dhe mbajti avantazhin,duke ngritur trofeun e Kupës së Shqipërisë për herë të 15-të në histori dhe duke barazuar Partizanin në renditjen e trofeve.

Një finale që do të mbahet mend për intensitetin,incidentet dhe emocionet deri në vërshëllimën e fundit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img