Fitoi Kupën e Shqipërisë duke mundur në finale Egnatian 3-2, trajneri i Dinamos, Ilir Daja përgëzon skuadrën, por e nis me reagimin ndaj arbitrit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka folur për emisionin “Super Gol” pas fitimit të trofeu të Kupës duke mundur në finale Egnatian me rezultatin 3-2. Pavarësisht festës, pavarësisht trofeut, trajneri i bluve fillimisht është marrë me gjyqtarin e ndeshjes, Enea Jorgjin. “Nuk e di çfarë ka, e ka nisur në Kukës me Skënderbeun, e ka vazhduar me Partizanin dhe sot të japë një karton të verdhë të dytë në finale për këndore. Vetëm ai mund ta japë. Nëse do ta prishë se ka inatë Dajëm, të meret me mua e jo me të tjerët. Është një president që investon, janë 30 lojtarë që japin shpirtin, e të shikosh të ndëshkojë lojtarin e se vonoi një këndore është një problem i madh”.

Duke u rikthyer te fitimi i trofeut, Daja vazhdoi: “Më vjen mirë që Dinamo rikthehet në “Final Four” dhe fitimi i Kupës, jam i kënaqur. Trofeun ia dedikoj nipit tim, ka bërë 11 muajësh. Në një moment që luan për një trofe, duhet të vuash. Kur shënoi Egnatia, u përgjigjëm me gol. Në fund fare, përballë kishim kampionët e Superiores. Një Egnatia që luan mirë futboll dhe ka kontigjent të mirë lojtarësh. Të fitosh dy vite radhazi kundër Egnatias në finalen e Kupës ka meritë. Suksesi i arritur, meritë e djemëve, presidentit që nuk i ndahet ekipit dhe stafit”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img