Sunday, May 19, 2024

Dinamo, prezantohet Vanoli: Na presin 11 finale

Lexo

Tashmë është zyrtare: Rodolfo Vanoli do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Dinamos. Pas Shkëmbit dhe Devollit, drejtuesit e bluve i kanë besuar një italiani për të shpëtuar një sezon, deri më tani larg pritshmërive. Skuadra ndodhet në pozita të vështira dhe për Vanolin janë 11 ndeshje përpara ku do të ketë mundësi të bëjë korigjimet e nevojshme për të mbijetuar në kategorinë e më të mirëve në futbollin shqiptar.

“Jam I lumtur që ndodhem këtu, jam krenar që do të drejtoj një nga klubet më me histori në futbollin shqiptar. Objektivi i parë është derbi me Tiranën, por më kryesorja është që të shpëtojmë sezonin. Do të bëjmë më të mirën për të kaluar këtë situatë”, – ka theksuar ndër të tjera trajneri Vanoli.

“E njoh skuadrën, e kam ndjekur, kemi miq të përbashkët me presidentin, kam folur me të, por edhe me lojtarët. Kanë dëshirë për të lënë pas krahëve situatën e vështirë, duan të japin më të mirën”.

“Çfarë na duhet të ndryshojmë? Rezultatet, kjo ka rëndësi. Duhet të ndryshojmë qasjen tonë. Ne bëjmë punën më të bukur në botë, ua thashë edhe lojtarëve këtë, por dhe duhet të fitojmë. Edhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre, nuk është vetëm faji i trajnerëve të larguar”.

“Janë 11 ndeshje, janë shumë pikë në lojë, jemi këtu për zgjidhjen e problemit, për të rikthyer klubin në majë, por në fillim duhet të sigurojmë mbijetesën. Na presin 11 finale. Derbi? Nuk do të zbresim në fushë si humbës, kam respekt për Tiranën, por jo frikë. Në jetë kam treguar respekt ndaj të gjithëve, kam luajtur përballë emrave si Maradona, Gulit e Van Basten, po cfarë do të thotë kjo, se nuk duhet të dalim në fushë!”.

“Lojtarëve u them që të fokusohemi te ndeshja e radhës dhe të japim maksimumin. Jemi mbrapa, na duhen pikët, do të jemi në një proces rritje”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img