Trazirat që shkaktuan tifozët e të dy skuadrave, në derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, janë ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së me gjobë financiare dhe luajtjen e ndeshjeve pa spektatorë. Me këtë rast, përfiton Vllaznia, e cila ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë të mërkurën e ardhshme në kryeqytet, Partizani do ta luajë pa spektatorë.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës
- KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2, 65/3/c dhe 65/3/h të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Lojtari i KF Erzeni, Rejnaldo Troplini, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Bylis, Xhoele Macolli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- FK Partizani, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 63, 64/2, 65/3/a 65/3/c, dhe 65/3/f të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- Zyrtari i KF Partizani, Ervin Hajdari, për provokim të publikut, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Tirana, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 64/2, 65/2, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- Lojtari i KF Partizani U-21, Dionis Cikani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Dinamo U-21, Fabjan Perdreca, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Iliria sh.a, Agim Guni, për sjellje josportive ndaj Zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Skënderbeu femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër KF Teuta femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- FK Kukësi femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër KF Tirana femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Armando Hasa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- FC Internacional Tirana U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Zyrtari i KF Spartak Tirana U-17, Endrit Këmbaci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalohet hyrja për një afat të pacaktuar në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm: Renis Zeqir Aga, Amarildo Rexhep Greca, Amarildo Astrit Xhaxho.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Arlind Xaka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkumbini, Eledio Muzhaqi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkumbini, Mikel Zogu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.