Monday, January 19, 2026

Dita e Pavarësisë së Kosovës, veteranët e Shqipërisë marrin pjesë në triangolaren e veçantë!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ashtu siç është bërë traditë Dita e Pavarësisë së Kosovës do të shohë sërish veteranët e futbollit të zbresin në fushën e lojës, por këtë herë në një triangolare të veçantë. Më 17 shkurt përfaqësuesja e veteranëve të Shqipërisë do të jetë në Prishtinë me rastin e kësaj dite të shënuar në historinë e Kosovës për të marrë pjesë në turneun e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Përveç Shqipërisë dhe Kosovës e veçanta është se në këtë event festiv do të marrë pjesë edhe një ekip veteranësh futbolli nga Greqia e më konkretisht nga Korfuzi. Kësisoj, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës do të luhen tre ndeshjet, që do të nisin në ora 11:30 e për të kulmuar me ceremoninë për fituesin e këtij turneu krejt unik.

Ndërkaq, Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF ka përgatitur edhe listën e lojtarëve që janë thirrur për këtë miqësore me ish-trajnerin e mirënjohur Sulejman Mema, i cili është si gjithmonë në rolin e seleksionerit. Bien në sy shumë emra të njohur të Kombëtares dhe futbollit shqiptar ndër vite si  Blendi Nallbani, Nevil Dede, Debatik Curri, Armend Dallku, Roland Iliadhi, Alban Tafaj, Rrapo Taho, Afrim Tole, Hysen Zmijani, Ervin Fakaj, Altin Lala, Ervin Bulku, Ilir Lame, Klodian Duro, Agustin Kola dhe të tjerë.

Ky aktivitet tashmë është bërë traditë, teksa vitin e kaluar Shqipëria dhe Kosova kanë zhvilluar tre ndeshje “vëllazërore” në data të rëndësishme të historisë së dy vendeve. E fundit ishte ajo e zhvilluar më 28 nëntor 2021, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Durrës.

Më poshtë edhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga FSHF për këtë triangolare.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img