Wednesday, December 11, 2024

Dopieta nga Qefalija nuk mjafton, Tirana fiton derbin e pesë golave

Lexo

Tirana-Dinamo  3-2(Shënues: 7′ Nikqi, 18′ (p) Latifi, 79′ Jonuzi / 69′, 76′ Qefalija)

Tirana triumfoi në derbin ndaj Dinamos më rezultatin 3-2, në sfidën e vlefshme për javën e 28-të në Superiore.

Një përballje spektakolare me pesë gola të shënuar, por në fund ishin bardheblutë ata që fituan.

Ndeshja nisi me Dinamon më kërkuese, por golin e gjeti Tirana.

Në minutën e 7-të, një aksion i rrjedhshëm nga bardheblutë, me Abazajn që asiston në zonë, aty ku Nikqi me kokë nuk fali dhe zhbllokoi sfidën.

Në minutën e 18-të, ishte Latifi që fitoi penallti, të cilën e ktheu vetë në gol.

Dinamo reagoi, duke rrezikuar në disa raste, por nuk ia doli të shënojë, në pjesën e parë.

Në të dytë, ishte Klevi Qefalija, që ngushtoi diferencat në minutën e 69-të, ndërsa 7 minuta më vonë, i shënoi edhe të dytin ish-skuadrës së tij, duke barazuar sfidën.

Megjithatë, baraspesha zgjati shumë pak, pasi në minutën e 79-të, Jonuzi shënoi të tretin për Tiranën, gol që rezultoi vendimtar deri në fund.

Me këtë fitore, Tirana mban vendin e pestë me 39 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e gjashtë me 3 pikë më pak.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img