Dortmundi merr ngjyrën portokalli, tifozët e Holandës “pushtojnë” qytetin gjerman

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tifozët e Holandës, kanë “pushtuar” qytetin e Dortmundit në Gjermani, në prag të sfidës gjysmëfinale të Europianit, ndaj Anglisë, e planifikuar për tu luajtur mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Pas 10 vitesh, “tulipanët” rikthehen të luajnë në një gjysmëfinale në një kompeticion madhor dhe kjo ka rritur së tepërmi entuziazmin te tifozët.

Me ngjyrën portokalli, tifozët e Holandës kanë qenë nga më të flaktit e këtij Europiani, ndërsa përveç stadiumit, kanë dhuruar spektakël edhe në qytetet ku kanë qenë të pranishëm.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe këtë të mërkurë. Sipas mediave gjermane, në Dortmund janë shfaqur plot 80 mijë tifozë holandezë, ndonëse jo të gjithë mund të futen në stadium.

Në qytetin gjerman mbizotëron ngjyra portokalli, ndërsa duket se tifozët anglezë do të jenë më të paktë në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Ndeshja mes Holandës dhe Anglisë, do të luhet në orën 21:00, ndërsa transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Skënderbe dinjitoz, por Egnatia merr tre pikët. Spektakël dhe futboll i hapur deri në sekondat e fundit të shtesës në “Arena Egnatia”

Egnatia-Skënderbeu 2-1(Shënues:Albanese 12',Lukili 84'/Nasr 33(11-m) Egnatia:Dajsinani,Sota,Ajeti(Ndreca 74'),Aliev,Smajli,Kryeziu(Diabate 46')(Gruda 60),Aleksi,Bakalli(Lukili 46'),Jago,Albanese,Montenegro(Adjesa 46') Trajner:Nevil Dede Skënderbeu:Alia,Vangjeli(Diallo 89'),Grazhdani(Lleshi 46'),Lagonidis,Amadu,Shaqe,Musa(Velickovski 89'),Drame,Janaqi(Totre 89'),Nasr(Salim 79'),Bismark Trajner:Julian...
- Advertisement -spot_img