Saturday, October 12, 2024

Duel shqiptar në “Women’s Champions League”, Vllaznia përballë kampiones së Kosovës

Lexo

Në orën 13:00, është hedhur shorti i turit të parë të “UEFA Women’s Champions League” dhe në të cilin pjesmarrës për të 10-tin vit rradhazi është edhe ekipi kampion i Shqipërisë, Vllaznia. Në Nion të Zvicrës ndodhen dy përfaqësues të Vllaznisë, presidenti Lazer Matija dhe menaxherja e përgjithshme e ekipit Marinela Matija.

Vllaznia ka mësuar kundërshtarin dhe do të jetë Hajvalia e Kosovës. Ky është një rast shumë i veçantë pasi dy kampione shqiptare do të ndeshen në Champions League. Shorti për Vllazninë nuk është shumë i lehtë pasi është pjesë e grupit të 7-të, grup në të cilin ndodhen dhe Valur kampionia e Islandës, Ankara Fomget e Turqisë dhe Hajvalia e Kosovës.

Me 6 shtator, Vllaznia do të ndeshjet me Hajvalinë e Kosovës. Më pas, në rast fitoreje do të zhvillojë finalen ndaj fitueses së çiftit Valur-Ankara Fomget, me 9 shtator.

Sezonin e kaluar, Vllaznia kaloi jo vetëm turin e parë, por edhe të dytin duke u kualifikuar  për herë të parë në historinë e saj në fazën e grupeve, duke qenë në mes 16 skuadrave më të mira të Europës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img