Dy gola në Laç, vendasit debutues barazojnë 1-1 me Elbasanin pretendent

Lexo

- Reklamë -spot_img

Laçi-Elbasani 1-1(Shënues:Cena 85/Hebaj 57(11-m))

Laçi:Guri,Samuel(Gamara 62),Stafa,Kurti,Azizi,Bibo,Nerguti(Nerguti 85),Ajazi(Tola 46),David(Cena 68),Traore,Kalaj Trajner:Qatip Osmani

Elbasani:Aleksovski,Mateso(Lila 46),Lulaj,Gjini,K.Kasa,Abas,A.Kasa(Deliu 46),Tresa,Boriçi(Diallo 58),Nikaj(Lleshi 67),Hebaj(Mazari 58) Trajner:Ivan Gvozdenoviç

Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Erind Burgu(Fushë-Krujë),Fatmir Lama,Klodian Shahini(Durrës) Var:Dorjan Maletaj(Tropojë) Avar:Indrit Myrtja(Shkodër) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Idriz Gashi(Durrës)

Laçi dhe Elbasani e kan nisur sezonin e ri të Abissnet Superiore me një barazim 1-1 në një përballje të luftuar dhe me emocione deri në fund.

Elbasani kaloi në avantazh në minutën e 57-të kur Rubin Hebaj u tregua i saktë nga pika e bardhë duke i dhënë skuadrës verdheblu epërsinë 1-0.

Laçi reagoi dhe në minutat e fundit rriti presionin në kërkim të barazimit teksa përpjekjet e kurbinasve u shpërblyen në minutën e 85-të kur Orgito Cena gjeti rrugën e rrjetës dhe vendosi baraspeshën.

Të dyja skuadrat kërkuan më pas golin e fitores por pa mundur të ndryshojnë rezultatin.

Trajnerët përdorën gjerësisht alternativat nga stoli me Laçin që kreu katër zëvendësime ndërsa Elbasani bëri pesë zëvendësime duke tentuar të ndryshonte ritmin e sfidës dhe të kërkonte tre pikët.

Në fund Laçi dhe Elbasani ndajnë nga një pikë duke e mbyllur duelin me rezultatin 1-1.

Kurbinasit reaguan në kohën e duhur për të shmangur humbjen ndërsa Elbasani largohet me keqardhjen që nuk arriti të ruante avantazhin deri në fund.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besa vazhdon serinë e ndeshjeve pozitive. Fitorja e miqësores së sotme, e 10-ta në prag të nisjes së kampionatit, kënaq teknikun Magani. Spikat...

Besa-Korabi 3-1(Shënues: Kofi 22', Rrena 38', Spahiu 44'/Kuka 36') Besa:Abdullahu,Zekolli,Kofi,Marku,Abdulai,Topi,Danaj,Spahiu,Rrena,Cereni,Ruzgis Trajner:Gugash Magani Korabi:Kozi,Koleci,Allmuca,Demiraj,Duka,Gjinaj,Isteri,Kuka,Reci,Marku,Lleshaj Trajner:Sokol Mziu Gjyqtarë:Saed Kazazi,Delin Kasa,Herald Lila   Besa ka regjistruar një...
- Advertisement -spot_img