Partizani dhe Teuta ndajnë pikët në një sfidë me penallti dhe karton të kuq

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani-Teuta 0-0

Partizani:Qirko,Marku,Janjeva,Vata,Atanaskoski,Ismaili(Murataj 65),Dumbia(Ogunleje 91),Keko(Bintsuka 61),Human,Sidibe(Jata 46),Skuka(Mija 46) Trajner:Florin Bratu

Teuta:Bernardoni,Fangaj,Jazxhi(Toli 51),Zhongo,Përgjoni,Uotlai(Maçolli 60),Kallaku(Daci 71),Mala(Kuqi 71),Arifi(Pedro 71),Boçi,Antoni Trajner:Edlir Tetova

Gjyqtarë:Ditmir Grimci(Shkodër),Marjus Qose(Lushnje),Ardit Çobaj(Shkodër),Laver Alla(Lushnje) Var:Erjon Bylykbashi(Elbasan) Avar:Olsion Yzeiraj(Patos) Delegat:Engli Kokona(Tiranë) Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)

Partizani dhe Teuta e kanë nisur sezonin e ri të Abissnet Superiore me një barazim pa gola.

Sfida e zhvilluar në Vorë u mbyll 0-0 në një përballje me ritëm raste dhe momente të rëndësishme por që në fund nuk prodhoi asnjë gol.

Teuta pati mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh në pjesën e parë pasi fituan një penallti por Sherif Kallaku nuk arriti ta shndërronte në gol duke humbur një mundësi të artë për të zhbllokuar rezultatin.

Goditja nga pika e bardhë nuk solli golin e shumëkërkuar dhe Partizani shpëtoi nga një moment i vështirë.

Situata u komplikua edhe më shumë për skuadrën e Partizanit në fundin e pjesës së parë,pasi Human u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 44-të duke lënë të kuqtë me një lojtar më pak për gjithë pjesën e dytë.

Me avantazhin numerik Teuta u përpoq të merrte kontrollin e lojës dhe të kërkonte golin e fitores.

Partizani nga ana tjetër u organizua mirë në prapavijë duke u përpjekur të mbyllte hapësirat dhe të shfrytëzonte kundërsulmet.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët ndërhynë vazhdimisht nga stoli për të ndryshuar ritmin dhe për t’i dhënë skuadrave më shumë freski në fushë.

Të dy teknikët kryen të gjitha zëvendësimet e lejuara duke përdorur në maksimum alternativat që kishin në dispozicion.

Megjithatë as ndryshimet dhe as presioni i Teutës nuk mjaftuan për të ndryshuar shifrat.

Minutat e fundit u luajtën me tension me Teutën që kërkonte golin e fitores dhe Partizanin që rezistonte me një lojtar më pak.

Të kuqtë arritën ta ruanin portën të paprekur ndërsa durrsakët nuk gjetën dot goditjen vendimtare.

Në fund Partizani dhe Teuta ndajnë nga një pikë duke e nisur kampionatin me një barazim 0-0.

Për Partizanin pika merr vlerë të veçantë duke pasur parasysh se luajti për më shumë se 45 minuta në inferioritet numerik ndërsa Teuta mund të ketë keqardhje për penalltinë e humbur dhe mundësinë për të marrë tre pikët.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besa vazhdon serinë e ndeshjeve pozitive. Fitorja e miqësores së sotme, e 10-ta në prag të nisjes së kampionatit, kënaq teknikun Magani. Spikat...

Besa-Korabi 3-1(Shënues: Kofi 22', Rrena 38', Spahiu 44'/Kuka 36') Besa:Abdullahu,Zekolli,Kofi,Marku,Abdulai,Topi,Danaj,Spahiu,Rrena,Cereni,Ruzgis Trajner:Gugash Magani Korabi:Kozi,Koleci,Allmuca,Demiraj,Duka,Gjinaj,Isteri,Kuka,Reci,Marku,Lleshaj Trajner:Sokol Mziu Gjyqtarë:Saed Kazazi,Delin Kasa,Herald Lila   Besa ka regjistruar një...
- Advertisement -spot_img