Idriz Batha ka bërë zgjedhjen e tij duke vendosur të vazhdojë karrieren sportive në Arabinë Saudite. Për mesfushorin e njohur, futbollist që ka spikatur në dy ekipet e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani, por edhe tek Flamurtari më herët, dhe së fundmi prej dy sezonesh në Rumani tek UTA Arad, kishte një interesim të madh për për një rikthim në Superioren shqiptare.
Në garë për të ishin disa skuadra, mes të cilave edhe Vllaznia e Shkodrës. Ndonëse, në opinionin sportiv kishte komente të tilla që kuqeblutë ishin më larg se të tjerët, është vetë futbollisti që e konfirmon klunin shkodran si më të interesuarin për ta bërë të tyrin. Madje, Batha thotë se ndër të gjithë, Vllaznia erdhi me një ofertë konkrete.
“Me Dinamon nuk kam patur asnjë kontakt. Bisedimet më të avancuara kanë qenë me Tiranën dhe Vllazninë. Madje, Vllaznia erdhi me ofertë konkrete, ndërsa Tirana pak e stepur. “, u shpreh Batha në një prononcim mediatik gjatë ditës së sotme.