Friday, May 3, 2024

Struga e Shpëtim Duros, debuton me barazim në Champions. 0-0 në transfertë me Zalgiris të Lituanisë

Lexo

Struga, kampione e Maqedonisë së Veriut që drejtohet nga trajneri Shpëtim Duro, ka bërë një debutim pozitiv në Ligën e Kampioneve duke barazuar 0-0 në Lituani me  Zalgiris.

Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, me Strugën që u shfaq më e rrezikshme në disa fragmente të lojës, ndërkohë që vendasit mund të thuhet se ishin të rrezikshëm në dy raste gjatë gjithë lojës.

Rasti më i mirë për struganët u shënua në minutën e 36-të, me Shabanin që nuk arriti të shënonte nga një pozicion i volitshëm. Ibraimi, por edhe zëvendësuesi Kocoski rrezikuan portën e vendasve, por rezultati mbeti i mbërthyer në shifrat 0-0 deri në fund.

Kështu, me këtë barazim në transfertë, Struga mund të thuhet se ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në përballjen e parë të kualifikuesve të Champions League ndaj Zalgiris me shifrat e paprekura 0-0. Gjithçka mbetet e hapur deri në takimin e kthimit që do të luhet pas një jave më datë 18 korrik në Maqedoninë e Veriut, ku Struga do të presë në shtëpi Zalgiris.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img