Friday, April 26, 2024

“E treta e verteta”, Vllaznia luan të dielen miqësoren ndaj Tiranës, testi kryesor për kuqeblutë e Brdariç pas dy përballjeve modeste ndaj skuadrave të kategorisë së parë

Lexo

Tirana-Vllaznia, është miqësorja e radhës e planifikuar të luhet të dielen në stadiumin “Selman Stermasi”. Një klasike e futbollit shqiptar, që edhe pse në rast vjen në një miqësore merr rëndësi të veçantë në opinionin sportiv, dhe kryesisht në të dy kampet respektive të tifozërive përkatëse.

Për Vllazninë, kjo miqësore është e treta radhazi që zhvillohet në harkun kohor të nëntë ditëve. Dy të mëparshmet u luajtën në shtëpi duke pritur në stadiumin “Loro boriçi” dy skuadrat e kategorisë së parë, Burrelin dhe Tërbunin. Miqësore këto, që për hirë të së vertetes, paraqiten një Vllazni nën mesataren e asaj që kërkohet, jo vetëm nga tifozëria, por edhe nga vetë drejtuesit kuqeblu. Ndaj, me të drejtë, të gjithë në Shkodër dhe më gjërë e konsiderojnë ballafaqimin e radhës, si e “treta e verteta”. Një miqësore kjo që luhet përballë një kundërshtari të Superiores dhe rivali direkt në pretendimet për trofe, pasi, si Tirana, ashtu si edhe Vllaznia, kanë të njëjtat objektiva për sezonin e ri futbollistik.

Në pritje të kësaj miqësoreje, Vllaznia e drejtuar nga tekniku Brdariç me kolegët e tij, Plori dhe Lekiqi vazhdon të përgatitet intensivisht në fushën sportive të kompleksit “Hasaj” të periferisë së Shkodrës. Kuqeblutë pritet ta nisin sfidën në fjalë me formacionin më të mirë me synim konsilidimin e njëmbëdhjetëshit të parë, pasi për kuqeblutë data 28 gusht i gjen në fushën e lojës për sfidën e Superkupës së Shqipërisë, Teuta-Vllaznia.

Nisur nga dëmtimi në miqësoren ndaj pukjanëve, kapiteni Gurishta është në dyshim për aktivizimin ndaj bardhebluve, por, sipas stafit mjekësor që po punon për rikuperimin e tij, e sigurtë është që në përballjen e Superkupës ndaj Teutës, është e sigurtë prania e tij në formacionin kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img