Tuesday, December 10, 2024

“UEFA Women Champions League”, të premten, ora 20.00, Vllaznia përballë Ferencvarosh në stadiumin e qytetit Sosnowiec të Polonisë

Lexo

Vllaznia në futboll për femra është gati për sfidën europiane të “UEFA Women Champions League”. Futbollistet kuqeblu, në cilësinë e skuadrës kampione të Shqipërisë kanë lënë Shqipërinë që prej fillimit të javës, ku megjithë problematiken e hasur në pikat doganore duke iu bllokuar tre futbolliste titullare, pas ndërhyrjes së autoriteteve shqiptare, ato i janë ribashkuar përsëri skuadrës në Poloni.

Në kontaktet që Veriu Sport kishte me presidentin e KFF Vllaznia, Lazër Matija dhe trajnerin Nikolin Leka, ka mësuar se ekipi është i akomoduar në Hotel “Holiday” të qytetit Dabrowa Gornicza, rreth 10 km nga qyteti Sosnowiec, ku luhet ndeshja në mes kampiones së Hungarisë, Ferencvarosh dhe Vllaznisë së Shkodrës.

Siç është thënë më herët, në bazë të shortit, Vllaznisë i duhej që ndeshjen e parë të “UEFA Women Champions League” ta luante me fituesin e çiftit mes kampiones së hungarisë, Ferencvarosh dhe kampiones së Polonisë, Czarni. Ndeshje kjo e zhvilluar ditën e martë duke ndjerrë fituese kampionen e Hungarisë, Ferencvarosh me rezultatin 2 me 1. Kësisoj, Vllaznia- Ferencvarosh, është ndeshja që do të luhet ditën e premte në Sosnowiec të Polonisë, takim ky i vlefshëm për finalen e grupit 11-të të “UEFA Women Champions League”.

Sipas drejtuesve kuqeblu të femrave, gjendja ekipit është e mirë, si nga ana fizike por edhe morali është i lartë në radhët e të gjithë pjesëtareve të skuadrës. Gjatë këtyre ditëve që skuadra ka qënë e sistemuar në Poloni, stafi ka bërë të mundur organizimin e disa seancave stervitore, përfshirë edhe këtë të sotmen. Nesër, e enjte, që është një ditë përpara ndeshjes, Vllaznia do të zhvillojë seancën e fundit stervitore, ku sipas rregullores për kuqeblutë është planifikuar ora 20.00, pasi 24 orë më pas, në këtë stadium do të luhet sfida zyrtare përballë skuadrës hungareze, Ferencvarosh.

Të pyetur për objektivin që ka Vllaznia për këtë ndeshje, trajneri Nikolin Leka dhe presidenti Lazër Matija, shprehen optimistë, duke theksuar se “do të futemi në fushën e lojës vetem për fitore”. Që do të thotë, se nëse do të arrihet të kalohet me sukses kjo ndeshje, atëherë Vllaznia kualifikohet në 32 ekipet më të mira të Europës, arritje që në fakt e ka pasur edhe sezonin e mëparshëm duke qënë skuadra e parë shqiptare që mbërrin në këtë sukses.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img