Egnatia koleksionon fitoren e radhës. Mund Laçin në shtëpi 2-1

Egnatia-Laçi 2-1(Duamena 11’, Spahiu 57’/Malota (aut) 84’)

Egnatia:Sherri,Fangaj,Malota,Xhemajli,Memolla,Zejnullai,Aleksi(Mellugja 81),Fernando,Isgandarli(Lemine 81),Duamena(Paulauskas 71),Spahiu(Lila 71) Tranjer:Edlir Tetova
Laçi:Dajsinani,Silva,Kurti,Dajko,Qato,Kryeziu(Myrta 85),Bibo(Manellari 46),Barjamaj(Melo 46),Ujka,Tresa,Sobovale(Mjaki 71) Tranjer:Skerdi Bejzade
Arbitra:Florjan Lata(Durres),Arber Zalla(Tirane),Erind Burgu(Fushe-Kruje),Andi Koçi(Durres)
Var:Klodian Shahini(Durres)
Avar:Rexhino Mersinasi(Durres)
Delegat:Besnik Çela(Tirane)
Vezhgues:Kridens Meta(Tirane)

Egnatia mposht ne fushen e saj Laçin me rezultatin 2-1. Rrogozhinasit shenuan nga nje gol per pjese teksa ai qe hapi llogarite e takimit ishte i zakonshmi Rafael Duamena. Ne minuten e 11-te,sulmuesi ganez kontrolloi topin ne brendësi te zones kundershtare dhe ia doli te mposhte portierin Dajsinani. Ne te 22-en minute ishte serish Dëamena qe tentoi,por kete here goditja e 28-vjeçarit nuk gjeti kuadratin e kurbinasve.
Ne fraksionin e dyte,të besuarit e trajnerit Edlir Tetova shenuan edhe golin e dyte me ane te Sebastjan Spahiut. Ne minuten e 56-te, mesfushori kombinoi bukur me Zejnullain dhe ndeshkoi ne kete forme ish-skuadren e tij. Kater minuta me pas,vendasit paten mundesine per te trefishuar shifrat,por Duamena nuk pati fatin me vete dhe goditja e tij u ndal nga shtylla.
Megjithate miqte nuk u dorezuan dhe shkurtuan diferencat ne te 84 minute. Ujka provoi nga distanca me topin qe u devijua nga Malota dhe perfundoi ne rrjete teksa portieri Sherri nuk mundi te bente asgje per te shmangur golin.
Gjithsesi Egnatia e mbrojti deri ne fund rezultatin dhe mori tre pike shume te rendesishme duke u rikthyer te fitorja pas barazimit me Partizanin. Rrogozhinasit ngjiten ne kuoten e 10 pikeve,po aq sa edhe Tirana kryesuese. Nga ana tjeter,pas dy fitoreve radhazi Laçi rikthehet te disfata me kurbinasit qe mbeten te pestet me shtate pike.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu