Saturday, October 12, 2024

(Intervista) Trajnerët Tetova dhe Bejzade flasin pas ndeshjes Egnatia 2-1 Laçi

Lexo

Egnatia mposhti Laçin me rezultatin 2-1 në një ndeshje të luftuar deri në minutën e fundit dhe merr kryesimin e kampionatit me 10 pikë, aq sa Tirana. Pas përfundimit të sfidës, trajneri Edlir Tetova u shpreh për MCN TV:

Vendi parë? Është e vërtetë por nuk duhet t’i gëzohemi kësaj pasi formula e formatit nuk të lë të gëzohesh. Kemi 4 lojtarë jashtë, dua t’i falenderoj të gjithë për shpirtin që dhanë.

Pozicioni i Zejnullait? Zejnullai është lojtari që shkon në sulm, sot ishte efektiv deri në pjeësën kur u bë goli. Në pjesën më pas nuk jam i kënaqur nga skuadra pasi linte shumë hapsira.

Rezultate pozitive me Laçin? Kemi marë 5 fitore e 1 barazim sezonin e kaluar, sot ishte një fitore e vuajtur me gjithë këto sakrifica e mungesa. Dua t’i komplimentoj. Memolla është ndeshja e dytë që luan. Kur ekipi shkon mirë ska pse të ketë ndryshime, por jam i kënaqur me të dhe për 3 pikët.

Pozicioni i Spahiut? Akoma nuk ka hyrë 100% te manovra jonë. Sot ishte ndryshe, edhe pse duket sikur nuk bën asgjë në fushë ai ka shumë rëndësi kur prek topin. E komplimentoj për golin dhe fitoren.

Titulli? Egnatia luan për Final Four, më pas shohim të gjitha mundësitë.”

Nga ana tjetër, kurbinasit nuk ia dolën të dilnin me pikë nga Rrogozhina në ndeshjen e javës së 5-të të Superiores.Pas kësaj sfide, për MCN TV, ka folur trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade:

“Për mua Egnatia është ekipi më i mirë në Superligë. Ne morëm një gol shumë të shpejtë me anë të Dëamenës, gol që ne mund ta shmagnmim. Gjithsesi ne bëmë lojën tonë vazhduam me presing gjatë gjithë kohës. Por në një moment të mirë pësuam dhe golin në kundërsulm. Tek ne sot mungoi finalizimi.

A është e vërtetë që e kishit të vështirë të zgjidhnit formacionin për shkak virozat? Jemi ekip i ri, kishim lojtarë me viroza dhe probleme fizike. Kur jemi në këto kushte frikësohemi për shkak se kemi ndeshje çdo 5 ditë. Duhet të rikuperojmë këto lojtarë dhe kampionati është i gjatë dhe sa vjen e vështirësohet.

Ne e mbajtëm mirë 1-0, munduam që të barazonim por duhet të shihni edhe kualitetin e Egnatias. Edhe kur shkoj 2-0 përsëri vazhduam, duhet të tregohenim pak më të zgjuar, por synimi ynë ishte të vazhdonim presingun dhe të mbanim Egnatian larg zonës sonë.

Kjo mënyrë loje dhe filozofi është e imja, nuk e di si e kanë ekipet e tjera. Ne mundohemi të bëjmë futboll sulmues dhe të fusim në lojë lojtarë të rinjë. I japim mundësi që t’i fitojmë këto lojtarë të rinjë. Unë si lojtar nuk shënoja shumë gola, më shumë jepja asistime. Kampionati ka ardhur duke u vështirësuar, kemi parë lojtarë që janë mendojne se do bëjne namin kur rikthehen nga jashtë, s’dua të përmend emra. Por nuk shënohet kaq lehtë në Superligë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img