Friday, May 3, 2024

Egnatia kryesuese mund Dinamon dhe thellon distancën me Partizanin

Lexo

DINAMO-EGNATIA 1-2 (67′ Zabërgja / 16′ Zejnullai, 80′ Isgandarli)

Egnatia mund 1-2 Dinamon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Superiore.

Pjesa e parë u vendos nga një gol i minutës së 18-të. Zejnullai zhbllokoi llogaritë, duke i dhënë avantazhin skuadrës nga Rrogozhina.

Dinamovitët  arritën të vendosnin ekuilibrat në minutën e 67-të, me Zabërgjën, por nuk mjaftoi për të marrë të paktën një barazim. Egnatia riktheu sërish epërsinë 10 minuta nga fundi.  Lojtari nga Azerbajxhani, Vusal Isgandarli, pas asistit të Mëllugjës, dërgoi topin mbrapa shpinës së Salit.

Me këtë rezultat, Egnatia vazhdon të kryesojë kampionatin me 37 pikë, duke thelluar distancën në +5 nga ndjekësit e Partizanit. Kjo është humbja e dytë radhazi për skuadrën e Mehmetit që mban vendin e gjashtë me 19 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img