Saturday, July 27, 2024

(Intervista) Trajnerët Mehmeti dhe Tetova flasin pas ndeshjes Dinamo 1-2 Egnatia

Lexo

Egnatia është zyrtarisht kampione e dimrit, teksa triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Dinamo City, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Superiore. Pas ndeshjes, trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Ndeshja e sotme ishte shumë e vështirë ashtu si dhe e bukur. Meritojmë vendin ku jemi, por janë edhe 2 ndeshje dhe s’duhet të kënaqemi me kaq.

Koha e markimit në mesfushë ishte e dobët dhe pastaj e rimorëm pak me zëvëndësimet. Kaluam në epërsi. Në momentin që duhet të dilte topi, kishim një forcë më shumë me Mëllugjën kur u fut nga stoli dhe asistoi. Në fillimin e pjesës së dytë kjo na mungoi prandaj patëm vështirësi.

Minutat e para të pjesës së dytë kundërshtari ndryshoi skemën dhe kishte ngarkesë te mesfushorët. Sa u rregullua kjo pjesë ishim më mirë. U kërkova lojtarëve të shkonin lart. Janë situata të lojës që më pas i zgjidhëm.

Tolerim? Jemi munduar të bëjmë 2-3 lëvizje në formacion për rifreskim. Ndihet lodhja dhe do të ndihet prap prej kalendarit. Na mbetet të shtrëngojmë dhëmbët.

Trofeu të mërkurën? Do të jetë spektakël, luajnë dy vendet e para dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Fitoftë me i miri.”

Nga ana tjetër, trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti u shpreh për MCN TV:

“Egnatia ka elementë dhe lojtarë me mjaft eksperiencë. Na vunë në vështirësi në pjesën e parë dhe me meritë kryesojnë kampionatin. Ne bëmë maksimumin, por mungesa e Markut na penalizoi spese nuk kemi alternativë. Edhe Lorran që është mbrojtës i majtë luan në linjat e mesfushës. Nuk janë justifikme, por në pjesën e dytë treguam forcë karakteri duke barazuar.

Më vjen keq mënyrën se si i pësojmë golat, si ai i dyti. Kishim mundësi me Vilën të barazonim. Ky është futbolli dhe duhet të nxjerrim mësime. Duhet të ishim më shumë kërkues dhe më besues te vetja. Në pjesën e dytë i vumë goxha në vështirësi.

Duke patur parasysh spostimin e Mesës në krahun e djathtë, edhe Lorran e futa 8-sh për të pasur më shumë superioritet në mesfushë. Skuadra mundoi t’ja impnonte lojën kundërshtarit pork a momente kur humbet përqëndrimi. Duhet të kemi më tepër besim sidomos me kundërshtarë të tillë.

Pësimi i golave? Skuadra nuk është kolauduar dhe dy ndeshjet e fundit nuk kemi qenë në ekuilibër. Goli i parë ishte naiv, por edhe i dyti, linjat e qendrës duhet të ishin më të kujdesshëm. Egnatia është skuadër me alternativa dhe lojtarë që bëjnë diferencën. Në disa pozicione jemi të adaptuar. Skuadra duhet të formatohet. Nuk është justifikim, por duhet të bënim më mirë.

Jam munduar të bëj maksimumin duke vendosur një skuadër që luan ndryshue përballë Egnatias. Si Vila apo Kaçorri kanë bërë mirë në pjesën e dytë, por nuk kanë qenë në gjendjen më të mirë të tyre. Patrikun u detyrova ta fus mbrojtës të djathtë, por ai është sulmues dhe la shumë hapsira mbrapa. Në fushë lojtarët mund të interpretojnë edhe ndryshe gjërat. Nuk është çështje emrash, por skuadre se si interpretohet loja. Me Tiranën dhe Partizanin zhvilluam 2 pjesë të dyta të mira.

Problemi është te ekuilibri pasi skuadra është e brishte, nuk ka besim te vetja. Ishim dominues në pjesën e dytë dhe kjo duhet, besimi. Nuk është çështje pse nuk luajmë kështu në pjesën e parë, duhet të fitojmë besimin. E thashë, kemi bërë shumë adaptime në formacion dhe kjo ndikon.

Nuk është se unë e zbres skuadrën poshtë, u kërkoj të shkojnë lart të kenë besim. Në situata të veçanta skuadra humb ekuilibrin dhe nuk ka besimin e duhur.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img