Sunday, May 19, 2024

Egnatia nuk ka kundërshtarë, fitore me përmbysje ndaj Erzenit

Lexo

EGNATIA 3 – 2 ERZENI (Spahiu 58′, Montenegro 76′, Ibrahimoglu 79′ / Younes 4′, Zeka 74′)

Egnatia dhe Erzeni janë përballur për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Supriore, ku Egnatia mori një fitore fantastike me shifrat 3-2.

Shijakasit ishin të parët që kaluan në avantazh ndaj rrogozhinasve, duke shënuar në minutën e 4’ me anë të Marzuk. Barazimi për Egnatian erdhi në minutën e 59’ falë Spahiut, por në të 74’ ishte përsëri Erzeni që kaloi në avantazh me anë të Zekës.

Erzeni nuk u dorëzua dhe filloi të tregonte forcën e këtij sezoni fantastik. Në minutën e 76’ ishte Montenegro që barazoi shifrat, ndërsa në të 80’ ishte Ibrahimoglu i cili kompletoi përmbysjen e çmendur të rrogozhinasve. Këto të fundit kujtojmë që janë dy nga blerjet e fundit të rrogozhinasve.

Me këtë fitore, Egnatia mbetet në vendin e parë të tabelës me 46 pikë, plot 10 më shumë se Partizani, ndërsa Erzeni në vendin e shtatë me 22 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img