Saturday, July 27, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Java e 18-të, sot tre duele interesante: Bylis-Vora, Flamurtari-Besa, Burreli-Elbasani

Lexo

Kategoria e Parë do të luajë ditën e sotme sfidat e mbetura të javës së 18-të. 3 duele mjaft interesante dhe që priten të jenë të luftuara janë në program për tu zhvilluar.

E gjithë vëmendja e tifozëve padiskutim do të jetë te supersfida mes Bylsit dhe Vorës, takim që do të luhet në orën 13:30 në “Adush Muçaj”. Një duel që vë përballë dy skuadra pretendentë për Superioren,teksa vetëm 6 pikë i ndajnë në tabelën e klasifikimit.

Një tjetër takim mjaft interesant është edhe mes Flamurtarit dhe Besës. Kjo përballje gjithashtu dot ë luhet në orën 13:30 në stadiumin “Flamurtari”. Ndërkohë në fushë do të zbresë edhe Elbasani që do të luajë në trransfertë ndaj Burrelit po në orën 13:30.

Trupat gjykuese të tre ndeshjeve të kategorisë parë-java e 18-të

Bylis-Vora

Arbitër kryesor:Albert Doda(Tiranë)

Asistent 1:Fatmir Lama(Durrës)

Asistent 2:Mario Shazivari(Tiranë)

Arbitër i 4:Ermis Çelaj(Vlorë)

Var:Juxhin Xhaja(Tiranë)

Avar:Klodian Shahini(Durrës) 

Flamurtari-Besa

Arbitër kryesor:Erald Demiraj(Pogradec)

Asistent 1:Maldin Sina(Lushnje)

Asistent 2:Aurel Topi(Fier)

Arbitër i 4:Ervin Kotomelo(Korçë)

Burreli-Elbasani

Arbitër kryesor:Egli Spahiu(Tiranë)

Asistent 1:Denis Rexha(Tiranë)

Asistent 2:Ani Koçiaj(Tiranë)

Arbitër i 4:Ermal Gryka(Fushë-Krujë)

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img