Thursday, May 2, 2024

Egnatia rikthehet te fitorja, fiton ndaj Kukësit

Lexo

Egnatia u rikthye te fitorja, teksa mposhti me përmbysje Kukësin, me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për Superioren.

Rrogozhinasit e nisën ndeshjen më kërkues që në fillim, duke rrezikuar portën kundërshtare, por golin të parët e gjeti Kukësi me La Torre në minutën e 26-të. Avantazhi për verilindorët zgjati vetëm 10 minuta, pasi në minutën e 36-të Fernando vendosi ekuilibrat duke shënuar nga pika e penalltisë.

Pjesa e dytë, nisi me Egnatian më kërkuese dhe në minutën e 56-të, ishte Spahiu që shënoi golin e përmbysjes.

Me këtë fitore, skuadra e Tetovës mban vendin e parë me 23 pikë, 3 më shumë se Partizani, ndërsa Kukësi renditet në vendin e pestë me 13 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img