Thursday, May 9, 2024

Mundje-Talenti shkodran Klevis Koçeku shpallet kampion për kategorinë U20, pesha 74 kg

Lexo

Vllaznia ka një kampion të ri në sportin e mundjes. Ai është talenti Klevis Koçeku, i cili në aktivitetin e fundit, Kupa e Shqipërisë U20, të zhvillur në palestrën e mundjes “Pellumb Gila” pranë Shkollës 9 vjecare “Nëne Tereza” të Lezhës, ishte më i spikaturi në peshën e tij konkuruese, deri në 74 kg.

Koçeku, pjesë e fshatit Grudë e Re, i cili njihet për traditën e mirëfilltë të sportit të mundjes, mes të cilëve edhe Dedë Bregun, superkampionin si sportist dhe trajner, ka marrë përsipër ta çojë edhe më lart këtë traditë.

I shoqëruar nga trajneri Altin Anza, i cili kohët e fundit ka marrë detyrën e drejtimit të ekipit të mundjes duke zëvendësuar kolegun e tij Maldin Camaj, pasi do vazhdojë të japë kontributin e tij si sportist, mundësi shkodran Klevis Koçeku dominoi të gjithë kundërshtarët e peshës 74 kg, ku duke i fituar të gjitha ndeshjet shpallet kampion kombëtar.

Për trajnerin Antin Anza, ky është një fillim i mbarë i punës së tij si trajner, ku që në aktivitetin e parë fiton një titull kampion si individë përmes Klevis Koçekut, me të cilin premton se do të vijojë arritjen e rezultateve të larta edhe me kategoritë e më të rriturve. Duke falenderuar edhe kryetarin e Shoqatës së Mundjes Vllaznia, Nazmi Elezi, trajneri Anza premton se, duke pasur në palestër edhe djem të tjerë të talentuar që premtojnë për të ardhmen, mes të cilëve edhe ish trajnerin Maldin Canaj, i cili vitin e kaluar u shpall nënkampion në peshën e tij, Vllaznia e mundjes së lirë do të arrij shumë shpejt lider i mundjes shqiptare.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img