Tuesday, May 14, 2024

EKSKLUZIVE/ U shënonte në 1982-in dhe i eliminonte nga Championsi, Kola: Kujdes Vllazni, janë si anglezë!

Lexo

 Vllaznia do të luajë kundër irlandezo-veriorëve të Linfild në Ligën e Konferencës. Dikur këtë skuadër e eliminonte Tirana. Në vitin 1982 bardheblutë fitonin 1-0 në shtëpi me golin e Agustin Kolës dhe në ndeshjen e kthimit u mundën 2-1 (gol Arben Minga), por u kualifikuan me rregullin e golit në fushë kundërshtare.

Ish-sulmuesi i Tiranës dhe i Kombëtares, Agustin Kola, thotë ekskluzivisht për “Panorama Sport” se Vllaznia do ta ketë të vështirë ndaj irlandezo-veriorëve. Sipas tij, Linfild është një skuadër që luan si anglezët.

Kola, e mbani mend golin kundër Linfildit më 15 shtator të vitit 1982?
Mbaj mend që kur ra shorti e kishim mendjen të mos pësonim shumë gola. Nuk i njihnim, por u mobilizuam dhe ia dolëm. Sipas jush, e kalon dot Vllaznia këtë kundërshtar apo jo? Do ta ketë të vështirë, por jo e pamundur. E them këtë, sepse ata luajnë me stilin anglez dhe vrapojnë deri në minutën e 90-të. Janë shumë fizik si ekip, por me pak sakrificë dhe fat mund t’ia dalin.

Pasi u kualifikua Tirana, si festuat në atë kohë?
Po çfarë festimi…! Në turin e dytë na ra shorti me ukrainasit e Dinamos së Kievit, që ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik asokohe dhe ne nuk luajtëm hiç. Atëherë kishim marrëdhënie të këqija me rusët, jo si sot.

Po edhe sot zoti Kola, Shqipëria është distancuar dhe ka mbajtur qëndrim kritik ndaj agresionit rus…
Kush mo? Këta mo?! Këta e kanë mirë me Putinin sot. Edhe ai Rama e ka mirë me Putinin, le çfarë thonë kështu… (qesh).

Po shorti i Tiranës si ju duk?
Me këta gjeorgjianët na ka ecur neve të Tiranës. Unë them që Tirana e ka pak më të mirë shortin se Vllaznia. Ata irlandezët janë më të fortë. Skuadrat tona sot kanë më shumë kushte, jo si ne që nuk dinim kur niseshim dhe kur do të mbërrinim atje…

JORGIS MEMO 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img