Sunday, April 28, 2024

Katër ekipet që do të marrin pjesë në kupat e Europës nisin fazën përgatitore

Lexo

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 4.30 Egnatia ka fluturuar drejt Turqisë. Rrogozhinasit do të stacionohen në Bolu, rreth 1 orë e gjysëm larg Stambollit, ku do të qendrojnë deri në 4 korrik. Ende nuk është zbardhur axhenda e Egnatias në lidhje me testet që ka kërkuar Tetova, por presidenti Demrozi dhe stafi i tij po punojnë për ti dhënë mundësinë teknikut të punojë në kushtet më të mira.

Edhe Vllaznia është nisur sot për në Bosnje Hercegovinë, ndryshe nga herët e tjera kur ishte preferuar Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi. Në Medjugore kuqeblutë do të qendrojnë deri në 3 korrik, me skuadrën që ka shumë nevojë të kompletohet pas eksodit të fortë, ndonëse deri tani nën urdhërat e Memellit kanë mbërritur, Stojanovic, Gruda, Dodev, Dragoshi, Cheshmedjev.

Partizani një ditë më parë u stacionua në Pogradec, kur për dy javë do të zhvillojë stërvitjen, duke menduar debutimin në Champions League. Tekniku Zoran Zekic ka preferuar freskinë e qytetit buzë liqenit për të ushtruar diktaktin e ngarkesave të larta fizike, të alternuara me konceptet e tij taktike mbi lojën.

Tirana po zhvillon stërvitjen në Ohër ku do të qendrojnë deri në 5 korrik. Tre janë miqëoret ndërkohë që kanë programuar bardheblutë, me Dukagjinin, Bllakanin e Strugën, që do të luajë gjithashtu edhe me Partizanin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img