Tuesday, December 10, 2024

Emocione dhe spektakël në “Selman Stërmasi”. Gola, penallti, shtylla, karton të kuq, Vllaznia, gjunjëzon kampionët e Tiranës në shtëpinë e tyre

Lexo

Tirana-Vllaznia 1-2(Shënues: Xhixha 47’ / Marku 21’, Kaina 29’)

E premte, 2 shtator 2022, ora 16:00, stadium “Selman Stërmasi” i kryeqytetit

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Zhivanaj, Përgjoni, Aleksi, Limaj, Kallaku, Ismajlgeci, Hasani, Xhixha.

Trajner: Orges Shehi.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Boshnjaku, Jonuzi, H.Marku, Heriç(Çoba 54’), Mala(Hoxhaj 85’), Kaina(Kruja 85’).

Trajner: Mirel Josa.

GJYQTARË: E. Jorgji, D. Rexha, R. Çokaj

VAR: F. Lata; AVAR: N. Bregasi

 

Emocione dhe spektakël, ishte ajo që afroi ndeshja në mes Tiranës dhe Vllaznisë, takim ky i luajtur pasditen e së premtes në stadiumi “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.  E konsideruar si supersfida e javës së tretë, dhe në fakt e tillë ishte, dueli në fjalë afroi gjithçka

Gola, penallti, shtylla, kartonë të kuq, dhe në fund është Vllaznia që gjunjëzon Tiranën duke e mundur në shtëpinë e saj me rezultatin 1-2.

Ndeshja

Sfida në fjalë ka filluar më mirë për vendasit, të cilët ndërmarrin disa aksione të rrezikshme në portën e Vllaznisë, ku për vetë rastet e krijuara të krijohet përshtypja se goli në portën e Zogoviç nuk do të vonojë.

Por, ndodhë edhe kështu në futboll. Mjafton një episode për të ndryshuar rrjedhën e takimit. Është minuta e 22-të. Një top i hedhur në zonën e Tiranës, braziliani i Vllaznisë, kërkon të shfrytëzohet nga Kaina, por pengohet nga mbrojtësi vendas Zhivanaj. Gjyqtari kryesor Enea Jorgji i gjendur krejt afër aksionit vërshëllen për penallti dhe ndëshkon me kartonin e kuq mbrojtësin bardheblu si lojtari i fundit.

Herald Marku ekzekuton njëmnëdhjetëmetërshin me mjeshtri, dhe 0-1 për Vllazninë. Tirana merr goditjen e parë, ndërkohë që tekniku Josa orienton të tijët të mbajnë nën presion Tiranën për të shfrytëzuar epërsinë numerike të lojtarëve, por edhe ç’orientimin bardheblu. Dhe, kuqeblutë ia arrijnë në mënyrën më të mirë duke shënuar golin e dytë. Këtë radhë, është vetë shtalarti Kaina që e dërgon sferën në rrjetë pas fitimit të një dyluftimi ajror me mbrojtjen tiranase.

45 minuat e para mbyllen me avantazhi e merituar të Vllaznisë, 0-2. Të dytat, fillojnë më mirë për Tiranë, e cila pa kaluar dy minuta nga fillimi shënojmë me anë të Xhixhës që finalizon i qetë në qëndër të mbrojtjes pas një krosimi të përpiktë nga e djathta me pragonist Hasanin.

Nuk vonon dhe vjen minuta e 50-të, ku pas një të verdhe të dytë, Herald Marku largohet nga fusha me të kuqe duke barazpeshuar forcat numerike në fushën e lojës.

Këtu fillon edhe kthesa e Tiranës, e cila për hirë të së vertetes, edhe për efektin e tërheqjes së Vllaznisë e zhvendos lojën në gjysëmfushën kuqeblu. Rastet janë të shumta, por gol nuk ka në portën e Zogoviç.

Përkundrazi, në kohën shtesë është kapiteni Gurishta që në të 95-tën i ka të gjitha mundësitë të mbyllë ndeshjen, por topi i goditur prej tij kalon ngjitur me pingulen e portjerit vendas, Bekaj.

Emocionet dhe dramaciteti i fundtakimit zhvendoset në portën e Vllaznisë, aty ku në të 96-tën, në sekondat e fundit të shtesës, gjuajtja e Patrik të Tiranës ndalet në shtyllën pingule në të djathtë të portjerit Bojan Zogoviç.

Nuk vonon dhe vërshëllima tre herë e arbitrit kryesor Enea Jorgji mbyll të gjithë ndeshjen duke fiksuar fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin 1-2.

Fitore kjo e dyta në tre javë kampionat, kundrejt një humbje të javës së parë me Erzenin që e ngre Vllazninë në kuotën e 6 pikëve duke e pozicionuar me të drejtë si njëra nga skuadrat pretendente serioze për fitimin e titullit kampion.

Gaspër MARKU

Tiranë, 2 shtator 2022

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img